AKEP i ka bërë thirrje kompanive celulare në vend që të rikthejnë paketat 30 ditore në treg.
Pas ngritjes së një procedure administrative ndaj tyre, AKEP ka njoftuar se ka kërkuar rikthimin e paketës tarifore celualare me parapagim 30 ditore, nga 28 që është aktualisht.
VENDIMI I AKEP
1. Miratimin e përfundimit të procedurës administrative të nisur nga AKEP me Urdhër nr. 64, datë 26. 03. 2018 “Për vlerësimin e ndryshimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë së paketave tarifore celulare me parapagim nga 30 në 28 ditë.
2. Kohëzgjatja e vlefshmërisë së paketave tarifore celulare standard bundle me parapagim nga 28 ditë të jetë mujore(30 dite).
3. Detyrimin e sipërmarrësve e komunikimeve elektronike Vodafone Albania dhe Telekom Albania që duke filluar nga data 1 qershor 2018 të rikthimit të vlefshmërisë së paketave standarte bundle të shërbimit celular me parapagim nga 28 ditë në mujore (30 ditore).
4. Sipermarresit Vodafone Albania dhe Telekom Albania të njoftojnë pajtimtarët për ndryshimin e paketave standarte nga 28 dite në mujore (30 ditore) të paktën 15 dite para hyrjes në fuqi të paketave standarte mujore (30 ditore).
5. Ky vendim do t’i njoftohet sipërmarrësve Vodafone Albania dhe Telekom Albania dhe do të publikohet në faqen e internetit të AKEP: akep.al