×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Këtë muaj fatura e energjisë do ju vijë më e ‘kripur’. Ja sa do të paguajmë

Tuesday, 03 Prill 2018 17:29

Prej datës 1 prill ka hyrë në fuqi taksa e re për banesën. Sipas ligjit të ri, taksa për banesën nuk do të paguhet për sipërfaqen e banesës që ti disponon por për vlerën me të cilën ti e ke blerë atë.

Gjithashtu në ligj parashikohet që vlera nuk do të përcaktohet nga çmimi që e kemi blerë apo që e deklarojmë ne, por nga kadastra fiskale që qeveria është duke hartuar.

Kadastra nuk është gjë tjetër, veçse një program kompjuterik, me vlerën e pronave në çdo zonë në të gjithë Shqipërinë. Në bazë të këtyre vlerave të përcaktuara në kadastër, të gjithë do të paguajmë taksën për shtëpinë apo bizneset që kemi.

Sa do të paguajmë?

Me ligjin e ri, që ka hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti me paketën e re fiskale, duke filluar nga 1 prilli qytetarët do të paguajnë për banesat e tyre 0.05% të vlerës së pronës, ndërsa për bizneset do të jetë 0.2% e vlerës. Të ardhurat nga kjo taksë shkojnë për pushtetin vendor. Në vendin tonë, të ardhurat nga taksa e pronës arrijnë në 0.2-0.3% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. Shumë më pak sesa në vendet e tjera të rajonit, që mbledhin gati dyfish më shumë.

Formula e re e taksës mbi bazë vlere, u hartua pas rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe me këtë përllogaritje pritet që të ardhurat nga kjo taksë të shkojnë në 0.5% të PBB-së, afër mesatares rajonale.

Por ndërsa tashmë është vendosur që nga 1 prilli do të paguajmë të gjithë sipas përllogaritjeve të reja, ekspertët shprehin shqetësim për mënyrën sesi do të përdoren këto të ardhura, që tani do të jenë më shumë.

Gjithashtu, ekspertët rekomandojnë që qeveria të përdorë një standard me aplikimin e kadastrës fiskale. Sipas tyre, vlerat e kadastrës të përdoren jo vetëm për mbledhjen e taksës së pronës, por edhe për shpronësimet.

Si do të mblidhet taksa?

Taksa e pronës ka qenë në fuqi edhe më herët në bazë të sipërfaqes, por ajo nuk është mbledhur. Pjesa dërrmuese e qytetarëve dhe bizneseve i janë shmangur këtij detyrimi dhe pushteti vendor nuk ka pasur struktura të afta për ta arkëtuar këtë detyrim.

Në këto kushte, qeveria ka gjetur një rrugë të drejtpërdrejtë dhe të sigurtë për mbledhjen e saj. Nga 1 prilli, taksa e pronës do të mblidhet nëpërmjet faturës së energjisë elektrike. Tashmë prej disa muajsh, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që të bëjnë rifreskimin e të dhënave të banesave të tyre. Në të kundërt, do të ndërpritet energjia elektrike, pavarësisht nëse paguani jo apo energjinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...