Eurocontrol, organizata europiane për sigurinë e navigimit ajror ka paralajmëruar se ditën e sotme më shumë se gjysma e fluturimeve ajrore mund të kenë vonesa.
Kjo për arsye të një defekti të sistemit.
Sot, në hapësirën ajrore europiane priteshin rreth 30 000 fluturime.
“29500 fluturime priteshin në rrjetin eurpian. Rreth gjysma e tyre mund të regjistrojë vonesa për shkak të një defekti të sistemit” ka njoftuar Eurocontrol në një komunikatë.
Ndërkohë, kanë komunikuar se po punojnë për të përmirësuar sistemin.