Rama ul fondin për të papunët

Tuesday, 24 Prill 2018 20:48
Edi Rama Edi Rama

Rreth 536 milion lekë kanë shkuar si pagesë papunësie gjatë vitit 2017, fond ky i cili është përgjysmuar krahasimisht me vitin 2016, që ka qenë në vlerën e 1 miliardë lekëve.

Sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, vihet re se vitin që kaloi ka rënë numri i të trajtuarve me pagesë papunësie, në 2 mijë persona nga 3700 që kanë përfituar në 2016-ën.

Numri i personave që kanë përfituar këtë pagesë është më i ulti që nga viti 2000, ku dhe regjistrohet numri më i lartë i të trajtuarve me asistencë sociale në rreth 21.900 persona.

Numri i përfituesve ka pësuar rënie progresive nga viti në vit. Ndërsa fondi për pagesën e papunësisë është më i ulti në 20 vjet dhe fondi më i lartë ka qenë në vitin 1998 në 1.6 miliardë lekë.

Por megjithëse vihet re se fondi është më i ulti ndër vite, kjo nuk korrespondon me nivelin e papunësisë në tërësi e cila gjatë vitit që lamë pas u regjistrua në 13.6 për qind nga 14.7 në 2016.

Shifrat nxjerrin në pah se nivel më të ulët papunësie ka pasur në periudhën 2007-2012, përjashto këtu vitin 2009, dhe pagesa e papunësisë ka qenë në nivel shumë më të lartë, madje në 2012-ën ka arritur në 1 miliardë lekë, kur është regjistruar dhe papunësia më e ulët historike në 12.8 për qind.

Në mars të 2016 u bënë ndryshime në paketën e programit të pagesës së papunësisë, të cilat synuan të rrisin nivelin bazë të së ardhurës nga papunësia, nga 6850 lekë në muaj në 11.000 lekë në muaj ose 62%.

Përfaqësues zyrtar të Shërbimit Kombëtar të Punësimit bëjnë me dije për TV SCAN se numri i përfituesve të pagesës së papunësisë ka ardhur duke u ulur në tre vitet e fundit, si rezultat efekteve pozitive që erdhën nga ndryshimet e bazës ligjore si dhe të iniciativave që janë ndërmarrë për riintegrimin e tyre ne tregun e punës, duke iu ofruar oferta pune të përshtatshme.

Sipas këtij institucioni, rreth 20 për qind e individëve që pretendojnë të trajtohen me pagesë papunësie, ju ofrohen vende të lira pune duke realizuar direkt punësimin e tyre pa kaluar ne përfitim sipas skemës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...