×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

KPK shtyn vendimin për gjyqtaren Altina Xhoxhaj

E mërkurë, 25 Prill 2018 09:47

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi parësor i Vettingut të gjyqtarëve ka vendosur të shtyjë seancën për shpalljen e vendimit ndaj Altina Xhoxhajt, anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

Xhoxhaj në seancën e parë dy ditë më parë,  është akuzuar nga KPK se ajo nuk justifikon një pjesë të pasurisë së saj si mënyrën e blerjes së një apartamenti, dy “sinjale” këto që paralajmëruan se vettingu do ta shkarkonte që këtë të mërkurë anëtaren e Gjykatës Kushtetuese.

Por në fakt ka ndodhur ndryshe, pasi Xhoxhaj ka paraqitur një sërë dokumentesh të reja në lidhje me akuzat, e kësisoj Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë dhe disa ditë kohë për shqyrtimin e tyre, e më tutje dhënien e verdiktit.

Kujtojmë këtu se nëse Xhoxhaj pezullohet nga posti i saj, në Gjykatën Kushtetuese mbeten vetëm 3 anëtarë, çka do të thotë se gjykata më e lartë e vendit bllokohet tërësisht, pasi nuk mund të mblidhet dot më për të shqyrtuar çështje ligjore e kushtetuese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...