Zbulohet skandali/ Assad dhe Rama një kompani lobimi

Premte, 27 Prill 2018 18:53

Ballard Partners, kompania që ka një kontratë të rregullt lobimi me Partinë Socialiste Shqiptare është kthyer në qendër të vëmendjes në SHBA. Mediat në Uashington shkruajnë se kompania e njohur rezulton se ka marrë para nga një biznesmen sirian që njihet si aleat dhe mik i diktatorit Bashar Al Asad.

Paratë janë marrë për të ndikuar në administratën e SHBA lidhur me zhvillimet në Siri dhe marrjen e mbështetjes për diktatorin sirian.

Skandali ka tërhequr vëmendje për shkak se një javë më parë SHBA urdhëroi bombardimin e disa fabrikave ushtarake në Siri ku prodhoheshin armë kimike. Mediat në SHBA shkruajnë se ky lobim është një kërcënim për sigurinë e SHBA, pasi firmat lobuese po dalin kundër sigurisë kombëtare të vendit.

Kujtojmë se Ballard Partners është firma e lobimit në SHBA e cila ka marrë përsipër dhe imazhin e Partisë Socialiste. Një pjesë e kontratave të mes Ballard dhe PS nuk janë publikuar. Gazetari i revistës “Mother Jones”, Dan Friedman, i cili ka bërë disa artikuj për financimin e partive shqiptare pranoi dje në një intervistë në “Zërin e Amerikës” se nuk ka arritur të marrë të dhënat zyrtar nga PS për lotimin në SHBA. “Për artikullin e mëparshëm unë kërkova kontakt me këtë grup që quhet Ballard Partners. Ata kanë një ish-kongresmen me emrin Robert Wexler. Unë u përpoqa të flas me të për shkrimin tonë të mëparshëm, por ai refuzoi të fliste”,- tha Frideman.

 Çuditërisht edhe shkrimet e disa medieve investigative në Shqipëri që merren më zbardhjen e pasurisë së partive shqiptare, nuk kanë sjellë asnjëherë të dhëna të sakta për kontratat e PS me këtë kompanim e cila tani operon në disa vende të rajonit. Vitet e fundit ajo ka nënshkruar kontrata lobimi me Partinë Socialiste të Shqipërisë, presidentin turk, Rexhep Tayp Edrogan dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Në të dhënat zyrtare në SHBA ka shifra shumë të papërfillshme të paguara nga PS, gjë që nuk i  justifikon shërbimet e shtrenjta që ofron kjo kompani. Ballard Partners u rendit e para në vitin 2017, si kompania me më shumë fitime nga lobimi në SHBA. Për shkak të faturave të “kripura” kompania punon kryesisht me klientë vendet e Gjirit Persik. Së fundi ajo ka gjetur klientë të besuar dhe në disa vende të Ballkanit. /Koha Jonë.

Modifikuar më Premte, 27 Prill 2018 19:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...