×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Patentat bllokohen me tender

Premte, 27 Prill 2018 21:50

Qytetarët që pajisen për herë të parë me leje për drejtim automjeti apo ato që u duhet ta rinovojnë janë përballur me mungesën e kartonëve të kësaj dëshmie dhe në vend të patentës kanë marrë një letër me vulë të njomë dhe fotografi.

“Kam një muaj që kam aplikuar dhe më tha të vij një herë pas dhjetë ditësh. Tani na japin si këto formularë për të lëvizur sa të dalin kartonët, më parë i merrnim brenda 5 ditëve”, thotë një qytetar.

Por certifikata përmbledhëse ka afat një mujor dhe në sportelet e aplikimit qytetarët janë rikthyer sërish për të marrë një tjetër certifikatë në mungesë të kartonit.

“Në momentin kur kalon afati 30 ditor ne i pajisim qytetarët sërish me një tjetër certifikatë të përgjithshme me një afat 30 ditor derisa t’i dalë kartoni”, tha Florina Hito, përgjegjëse e aplikimeve DSHTRR.

Por kjo zgjidhje vlen vetëm për ata që duan të drejtojnë mjete brenda vendit, pasi për jashtë shtetit kjo certifikatë nuk shërben as për të nxjerrë lejen ndërkombëtare të drejtimit të mjetit.
“Kjo zgjidhje është vetëm për brenda vendit, ndërsa për ato që duan leje ndërkombëtare nuk mund ta marrin me këtë certifikatë. Dhe ne i kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim për situatën e krijuar”, thotë Enea Andrea, përgjegjës informacioni DPSHTRR.

Andrea tregon se shkak për situatën e krijuar u bë bllokimi i tenderit për prodhimin e kartonave të rinj.

“Bllokimi i tenderit dhe rifillimi i procedurave dhe afateve ligjore bëri që të na krijohet kjo situatë, e cila tashmë është prezente dhe nuk kemi çfarë t’i fshehim”, thotë Andrea.

Por lajmi i mirë për këtë problematikë është që shumë shpejt prodhimi i kartonave të rinj për leje drejtimi do të nisë, duke i paraprirë fluksit të pritshëm gjatë verës me ardhjen e emigrantëve.

“Në këtë moment që flasim tenderi ka përfunduar, po presim respektimin e procedurave ligjore dhe shumë shpejt shpresojmë që situate të kthehet në normalitet që do të thotë se koha për marrjen e kartonit do të shkojë brenda 5 ditëve”, vijon Andrea.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...