Keni bërë plane për plazh sot? Zbuloni çfarë parashikojnë sinoptikanët

Diel, 29 Prill 2018 08:18

E diela, dita e fundit e javës, si ditë pushimi bën që të gjithë të mësyjnë bregdetin, aq më tepër kur ditët e fundit në territorin tonë kanë qenë mjaft të ngrohta. 

Temperaturat kanë arritur deri në 30 gradë, edhe pse diçka e tillë nuk është fort normale për këtë periudhë të vitit, kur ende nuk kemi lënë pas prillin.

Gjatë këtyre dy ditëve të fundjavës, sinoptikanët parashikojnë kohë të favorshme dhe temperatura të larta edhe në zonat bregdetare, duke favorizuar kështu ndjeshëm ata të cilët nesër, e diel, kanë bërë plane për t’iu drejtuar bregdetit.

Në këto kushte nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Gjatë mesditës nesër temperaturat në Durrës do arrijnë deri në 28-29 gradë. Edhe në Vlorë temperaturat do jenë në të njëjtat shifra. Prandaj, nëse nesër nuk jeni në punë dhe s’keni angazhime shtesë, merrni familjen dhe kalojeni fundjavën nën rrezet e diellit në bregd5ae4b5fea9043temperaturat-neser-dhe-per-javen-ne-vazhdim_1524939272-4843334.jpget.5ae4b5dbbb4c6temperaturat-ne-durres_1524939263-7146727.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...