Radha e Fatjona Memçajt të përballet me Vettingun, zbardhet pasuria

Diel, 29 Prill 2018 08:28

Ditën e hënë, prokurorja pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë, Fatjona Memçaj, do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli, për t’u njohur me rezultat e kontrollit të saj, për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Shqiptarja.com zbardh pasurinë e prokurores së dytë që po i nënshtrohet Vetingut, që nga vitit 2003 deri në vitin 2016. Prokuroja ka deklaruar një pasuri normale në raport me të ardhurat e ligjshme, megjithatë fjalën e fundit për ligjshmërinë e pasurive të saj do ta thotë më datën 30 prill komisioni i Vetingut, i cili në bashkëpunim me hetuesit ndërkombëtar kryen hetim të thelluar për pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që merren nën kontroll.

Memçaj deklaron dy apartamente banimi në vitin 2003 dhe 2004, më sipërfaqe 97 m2 dhe 96 m2, ku është me vetëm 20 % pronare. Nga viti 2004 dhe në vazhdim, prokuroja nuk deklaron asnjë pasuri tjetër të paluajtshme. Ndërkaq, së bashku me bashkëshortin e saj, Dashamir Alsula, deklarojnë disa makina, por në vlera nën 6 mijë euro. Nga viti 2003 deri në vitit 2016, kanë ndërruar 9 makina. Ata deklarojnë makinë me vlerë 250 000 lekë në 2003, makinë Volksëagen 350 000 lekë në 2004, makinë Volksëagen 220 000 lekë në 2004, makinë Volksëagen 150 000 lekë në 2005, makinë Opel 375 000 lekë në 2006, Golf 4 6 mijë euro në 2008, makinë tip Smart 2 mijë euro në 2009, makinë benz 800 000 lekë në 2011 dhe makinë Audi 2 500 euro në 2015. Prokuroja Memçaj deklaron mesatarisht 2 mijë euro kursime vjetore nga pagat.

Ndërkaq, përveçse si prokurore, zonja Memçaj, pas vitit 2018, ka punuar në disa institucione publike dhe private. Konkretisht Fatjona Memçaj ka ushtruar këto detyra: Drejtore e Drejtorisë Juridike në Institucionin e Republikës 2008-2013, mësimdhënie pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës, mësimdhënie në Universitetin Beder, drejtore e Kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme, eksperte pranë Shkollës së Magjistraturës si dhe prokurore pranë Prokurorisë së Apelit nga viti 2013 e në vijim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...