Mos bli tjetër! Pedagogut nga Elbasani i djegin makinën për herë të dytë

Diel, 29 Prill 2018 09:50

Një makinë është djegur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Elbasan, në lagjen "Qemal Stafa".

Siç bëhet me dije nga policia, makina është në pronësi të Arben Haxhiymeri, 62-vjeç, pedagog në Universitetin e "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit, shef i Departamentit të Filozofi-Sociologjisë.

Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij, ku si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht, pasi zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në kohë në vendngjarje. 

Kjo është hera e dytë që pedagogut të Elbasanit i djegin automjetin. Edhe në gusht 2017 makinës së tij iu vu flaka nga persona të paidentifikuar përpara shtëpisë. Gjithashtu, ai është kërcënuar se nëse blinte automjet tjetër sërish do t'ia digjnin.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Më datë 29.04.2018, rreth orës 00:30, në lagjen "Qemal Stafa" Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H, 62 vjeç.

Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij, ku si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht, pasi zjarrfiksja dhe policia kanë mbërritur në kohë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku paraprakisht dyshohet zjarrvenie e qëllimshme.

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 10:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...