Motoristët shqiptare shënojnë një rekordin, 6.757 kilometra mespërmes Amerikës

Diel, 29 Prill 2018 14:52
 
Nga Beqir SINA - New York
 
AUSTIN - NEW YORK ; Që nga krijimi i këtij, klubi motoristësh, ata me këtë udhëtim kaq të gjatë nëpër rrugët e Amerikës, me motorçikleta, kanë fituar shumë kujtime të mrekullueshme, duke parë male të larta, fusha, kodrina, liqene, lumjenjë, shkretëtira, qytete, dhe vend banime alpine, rrugë të gjera dhe të shtruara, dhe kan takuar me shumë njerëz të mrekullueshëm, miq të mirë, gjatë gjithë këtij udhetimi i cili pa dyshim që për Motoristët shqiptar do të shënojë një rekord : 4.200  Mile  - 6757 Kilometra, mesë e përmes Amerikës.
 
Ndërsa, të tjerë, thanë, ata në një intervistë të posaçme me gazetarin tonë në SHBA, Beqir Sina, pra shqiptarët,  u gëzuan të shihnim në rrugët e Amerikës, në këto vende ku rrallë shkojnë shqiptarë, motoristë shqiptar në këtë tur - me  Emblemën e zgjedhur në ngjashmëri të Shqipërisë etnike, vendosur në Xhaketat e meshinës, mbi shpinën e çdo anëtari, të Klubi të motoristeve shqiptar “Free Eagles”, e cila simbolizon respektin daj vëllezerërve motorist, pjesemarres të këtij klubi. I cili, përbëhet nga trojet e ndryshme Shqiptare, thonë ata që morën pjesë në këtë tur kaq të gjatë nga Nju jorku në Austin Teksas dhe anasjelltas Austin - Nju Jork.
 
Për më shumë ndiqeni bisedën e protagonistëve të kësaj ngjarje sportive 
 
Kush është klubi motoristëve ““Free Eagles ” ? nga Staten Island Neë York
 
Klubi i motoristeve shqiptar “Free Eagles” me bazë në ishullin Staten Island - Nju Jork, është krijuar dy vitet e fundit, është si një “foshnje”, dhe, ka një histori të re dhe me veprimtari të larmishme edhe kulturore e sportive . Klubi ynë përbëhet nga burra të pasionuar pas motorëve, prej  trojeve të ndyshme Shqiptare, por meqense jemi në “Ishullin e Dibranëve” Staten Island, natyrisht që shumica jonë janë dibranë apo me prejardhje dibrane, por kemi edhe nga Kosova dhe Shqipëria. 
 
E thënë, pak më drejtpërdrejt, jemi thjesht një shoqëri motoriste e cila shpesh herë udhëtojmë sëbashku nëpër vende të ndryshme të Amerikës, por ndonjëher disa prej nesh edhe në vendlindjen tonë. Marrim pjesë edhe në veprimtarit tona kombëtare, në Nju Jork, duke mbajtur simbolet tona të Klubit i motoristeve shqiptar “Free Eagles”, si dhe ka qënë dy heret e fundit pjesëmarrja jonë në Paradën Shqiptare në Nju Jork.
 
Si ju lindi ideja ? a ndikojë ndopak pasioni pas motorçikletave 
 
Natyrishtë, po ! - Dihet se shqiptarët, janë shumë të apasionuar pas motorçikletave - ose motorbike që i quajnë këtu, dhe pasioni ynë nuk lë vend për dyshim . Vetëm në SHBA, shqiptarët kan disa klube motoristësh pa llogaritur këtu, Europën, dhe Kosovën e Shqipërinë që janë me mijëra motorista. Por, më duhet të cek diçka, lidhur me pytjen tuaj, duke shpjeguar me këtë rast se nuk patëm ndonjë ide specifike, për të krijuar klub motorist, por motivet e përbashkëta për udhëtime të gjata me motorcikleta që kemi, na mundësuan të kalojmë më shumë kohë, duke e krijuar një shoqëri më të afërt.
 
Kur jeni krijuar dhe sa anëtar keni ?
 
Nuk kemi ndonjë datë të veçantë- Por mund të them se jemi një grup  gjërë i krijuar para dy viteve, dhe, ata që veçohen nëpër udhëtimet të largëta janë : Muharem Mesik (Harley Davidson Street Glide), Bekim Paçuku (Victory Cross country 8 ball), Qemal Paçuku (Indian Road Master), Herjon Hoxha (Harley Davidson Heritage Deluxe), Herolind Sadiku (Harley Davidson Street Glide), Dashnor Miftari ( Harley Davidson Road Glide), Lavderim Çela ( Harley Davidson Street Glide), Adem Amzai (Suzuki Boulevard), Dashamir Kaja (Victory Hammer), Shkëlqim Duka (Harley Davidson Breakout) & Talat Kokale (Harley Davidson Breakout).
 
Kudo mbani Hartën e Shqipërisë Etnike - Përse keni zgjedhur emblemën e Shqipërisë Etnike ? si simbol tuajin
 
- Emblemën e zgjedhur në ngjashmëri të Shqipërisë etnike, vendosur në Xhaketat e meshinës, mbi shpinën e çdo anëtari, të Klubi të motoristeve shqiptar “Free Eagles” simbolizon respektin daj vëllezerërve tanë motorist, pjesemarres të këtij klubi. I cili, përbëhet nga trojet e ndryshme Shqiptare. Në pjesën e majtë të të veshjeve tona të zeza, në njërën anë në të majtë gjendet flamuri Amerikan me vendin e klubit të bazuar në Staten Island - New York.  Duke respektuar dhe treguar krenarinë ndaj këtij vendi të bekuar, i cili u bë shtëpia jonë e dytë, dhe, na mundëson gjitha këto të mirë të jetojmë të liërë, njësoj si shqiponjat që fluturojnë gjithmon të lira në qiell. Në anën e djathtë të gjoksit tonë, gjendet flamuri kuq e zi me shkabën dy krenare, me një shënim poshtë flamurit me emrin e vendlindjes apo prejardhjen si psh ne kemi anëtar nga : Dibra, Tirana, Shkupi, Peja, etj.
 
Sa ture Klubi i motoristeve shqiptar “Free Eagles”, ka mbajtur deri tani ? dhe cilat janë për t’u veçuar në se ka ndonjë
 
- Kemi mbajtur ture të ndryshme, por ato që do të veçomin janë se : - “Nëpërmjet të Shoqatës Atdhetare Dibra, ne, organizuam turneun e rritjes së fondeve në Staten Island, për renovimin e qendres ditore, për vëllëzerit dhe motrat tona me aftësi të kufizuara në Dibër. Në të njëjtën kohë, ky turne u mundësoi pjesëmarjen e motoristëve të ndryshëm jashta klubit, por me kusht që ata të mernin patentat dhe dokumentacionin legjitim per këtë aktivitet. U mblodhën reth 6000 dollar dhe renovimi u kompletua.
 
A është ky “MotoGP Red Bull Grand Prix! at Circuit of The Americas” në Austin Texas, më i gjati dhe më i madhi ? që keni mbajtur deri tani
 
Po! - Ky është Turi me e madhë deri Tani në Austin Texas, për të përcjellë garat prestigjoze dhe më të mëdha ndërkombëtare të motoristëve në Grand Premio Moto që këtu në Amerikë quhen “MotoGP Red Bull Grand Prix! at Circuit of The Americas”. Ky tur është më i gjati sepse është dy javor dhe përshkron 4,200 milje- 6,757 kilometra. Kuptohet me ndalesa, sepse, është e pa mundur vetëm të udhëtosh me motor dy javë. Udhëtimi ynë u nda në dy etapa e para 2100 milje deri  në Austin, dhe rikthimi në shtete të ndryshme në pjesën veriore të Nju Jorkut, pastaj Philadelphia, Pennsylvania dhe Connecticut, Nju Xhersi dhe së fundi në bazën tonë në Staten Island Nju Jork. 
 
Mirëpo, tani që arritët me sukses  si ju duken këto 4.200  Mile  - 6757 Kilometra , “marramendese”, me motorçiklet duke përshkruar mes e përmes autostradat e Amerikës , me flamurin shqiptar  ?
 
Dota përmblidhja me këtë togfjalësh “ Ishte me të vërtet një mrekulli - fantastike dhe një kënaqësi, që gjatë do të jet në mëndjen e secilit prej nesh që pati rastin të marrë pjesë në këtë turë, kaq të madh, nëpër Amerikë.
 
Kur u nisët dhe cilat ishin etapat që përshkruat ?
 
Më duhet të theksojë në pergjigje të kësaj pyetjese se nga që motorët janë të rinjë - pa shumë kilometra -Mile,  sa u përket gjëndjes së motoreve 4200 Mile - e konvertuar në  6,757 klm, 635 metra, kan kaluar, pa asnjë problem mekanik, pasi që edhe parapregaditjet për probleme të tilla ishin maksimale, duke marrë parasyshë rrugët e gjata. Prej nisjes nga qytei i Nju Jorkut,  natën e parë pushuam në Staunton në Virginia. Prej aty rrugës për në Knocksville Tennessee, ku takuam gjatë rrugës edhe Shqipëtar të cilët udhetonin edhe na përshëndetën, duke na uruar rrugë të mbarë. 
 
Normalisht, që ata na dalluan prej flamurve dhe simboleve tona, kuq e zi edhe emblemën e madhe që në mbajmë prapa në xhaketat e zeza të meshinës, dhe kokoret tona. Para aritjes në Knocksville, Tennessee, duke kaluar nëpërmjet vargmaleve Smoky Mountains, na zuri një kohë shumë e keqe me shi të fortë, erë të ftohtë me temperatura të ulta prej 35 shkalle Fahrenheit. Pa marr parasysh motin e keq, të pregaditur me pajisjet që në kishim, kemi mbrrirë suskseshem në destinacionin tonë, në mesnatë. 
 
Duke udhëtuar të gjithë motoristët ishim në kontakt të gjith kohshëm - duke biseduar me njëri tjetrin nëpërmjet të vido-radios komunikuese Sena që kemi të vendosur në kokore dhe para ekranit të vogël të motorrit në timon. Patëm dëshirë për tu strehuar por duheshte, t’i largohemi stuhisë, të cilat janë të zakonëshme në ato lartësi, pasi që në mëngjes, do të binte borë, thanë parashikuesit e motit. Të nesërmen herët në mëngjes vazhduam për në Birmingham Alabama, ku “Mother nature”, nuk na “lëshoi” aq lehtë, pasi që nuk iu ishim larguar tërësisht maleve të saja “Smoky Mountains” ra pak borë. 
 
Me temperatura të ulëta si një natë si kjo, na lëshoi borën e saj. Sidoqoftë, pas zbritjes nga malet, mbrimë në Alabama, ku pushuam atë natë. Të nesërmën vazhduam në Louisiana - New Orleans, ku pushuam dy ditë në klimën e atij qyteti të bukur, ku ndoqëm dhe disa koncerte në natyrë të hapur, që në Albama na thanë janë tradicionale gadi në çdo mbrëmje. 
 
Më në fund arritëm në Austin Texas , destinacionin e përcaktuar, ku edhe morëm pjesë në disa aktivitete atje, dhe ndoqëm nga afër garën e famëshme “MotoGP Red Bull Grand Prix! at Circuit of The Americas” në Austin Texas. Shtetin federal të teksasit ku jeton edhe familja e Presidentit Bush, dy  Presidentët miq të përherësh të shqiptarëve.
 
Mbas Austin Texas, erdhi dita për në New York, ku kaluam nëpermjet -north Little Rock Arkansas, ku na u dha rasti të vzitojmë dhe librarinë e Heroit të shqiptarëve, Presidentit Bill Clinton-  Mbas kësaj kaluam në Nashville Tennessee, ku prej aty shkuam në Memphis pranë shtëpisë të legjendes Elvis Presley, - Në Indianapolis, Indiana, vizitojmë pistën më të vjetër në Amerikë, për gara të ndryshme ( të ngjajshme si MotoGP), 
 
Pittsburg Pennsylvania, vizitojmë edhe bashkatdhetarët tanë dhe bejme nji pushim me miq e të afërm, shokët tanë që jetojnë në këtë shtet. Kthimi në Staten Island - i bie sot, dhe do të jete drejt në ahengun pranveror të SHADit, sot të Shtunën më 28 Prill, në Club Lounge EVE ne Staten Island, ku do të kemi edhe një pritje me familjarët edhe shoqërinë të komunitetit tonë.
 
Cila ishte kënaqësia e veçantë e prezencës së motorristëve shqiptar në pistën e madhe të “ “MotoGP Red Bull Grand Prix!” në Austin Texas?
 
Kënaqësia e veçantë e motoristëve shqiptar, nga Klubi “Free Eagles”,  ishte mirënjohja dhe respekti që na dhanë organizatorët zyrtar të këtij eventi . Spiekeri i garës , nëpërmjet autorpolantëve të fuqishëm që rrethojnë pistën i dha jehonë për një çast prezencës tonë, duke treguar se në tribunën qëndrore të pistës, është një flamur i madh Shqipëtar, që valvitet krah flamurit amerikan dhe flamujve të garave në pistë. Ky udhëtimin qe edhe për përkrahjen tonë, ndaj pilotit motorist Simone Corsi # 24 në këto gara.
 
Cili do të jetë turi i ardhshëm dhe kujt do t'ja dedikoni ?
 
“Cross Contry”, prej NY - San Francisco. “Albania Cross Country”- nëpermjet gjitha trojet shqiptare.
 
Ju falemimderit! urime dhe suksese!
 
Në ëmër të Klubit të motoristeve shqiptar “Free Eagles” i cili përbëhet nga shqiptarët prej trojeve të ndyshme Shqiptare, emigruar në kohë të ndryshme dhe rrethana të ndryshme, faleminderojmë gazetën Bota sot, dhe ju që na percillni në çdo veprimtari tonën- Ju faleminderit!.
Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 14:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...