Në kërkim të pistoletës që vrau Agim Bucin

Diel, 29 Prill 2018 20:07

Kur kanë kaluar 4 ditë nga ngjarja e rëndë në Kamëz, ku Vladimir Kurti në bashkëpunim me Rruzhdi Hodën, në tentativë për të grabitur një minimarket, vranë pronarin, ende policia nuk ka gjetur armën e krimit.Blutë e Tiranës vunë në pranga pas ngjarjes autorët e vrasjes së Agimi Bucit dhe plagosjes së gruas së tij, por edhe pse treguar se ku e kanë hedhur armën krimit, policia nuk ka mundur ta gjejë dot.

“Edhe gjatë ditës së sotme kanë vijuar kërkimet në lumin e Tërkuzit tek ura e “Zgafnorit” në Njësinë Administrative Zallherr, për gjetjen e armës së krimit.

Polumbarët e repartit special "Renea", prej mëngjesit të sotëm kanë rinisur kërkimet me mjete speciale, në vendin ku autori ka deklaruar se ka hedhur armën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mbrëmjen e 25 Prillit Agim dhe Merita Buci, po bënin inventarin e dyqanit si çdo ditë tjetër, ndërsa në dyqan ishte edhe djali i tyre vetëm 6 vjeç.

Në dyqanin e tyre, u futën dy persona, njëri me pistoletë në dorë, ndërsa tjetri me thikë, ku përballjen e parë e patën e djalin e mitur.

Vladimir Kurti dhe Rruzhdi Hoda shkuan menjëherë te kasa për të marrë lekët, por britmat e djalit të mitur bënë që prindërit e tij, që ishin në një dhomë pak më tutje, të futeshin menjëherë në dyqan.

Në përleshje e sipër, Kurti qëlloi me armë Agim Bucin, duke e lënë të vdekur, si dhe plagosi gruan e tij.

Një ditë pas krimit, policia e ndihmuar edhe nga pamjet filmike brenda dyqanit, arritën që të identifikonin autorët dhe të bënin arrestimin e tyre.

Por, pas arrestimit, blutë e Tiranës po kërkojnë edhe armën e krimit, çka është një provë e rëndësishme në gjyqin që do të zhvillohet ndaj tyre

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 20:09

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...