Haradinaj interesohet për policët e mbytur, kërkesë Zaevit

Diel, 29 Prill 2018 20:11

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bejtë Gashi, dhe u.d. i drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Naim Rexha, kanë arritur në vendin ku mbrëmë dy pjesëtarë të Policisë ranë me veturën zyrtare nga rruga magjistrale Kaçanik-Hani i Elezit në rrjedhën e lumit Lepenc.

Ndonëse kërkimet janë zhvilluar mbrëmë dhe po vazhdojnë edhe sot, trupat e dy policëve nuk janë gjetur ende, ndërsa vetura në të cilën ishin ata është nxjerrë nga uji.

Në kërkim të trupave të dy policëve janë angazhuar njësi të Policsë, FSK’së, Zjarrfikësve e qytetarë vullnetarë.

Pasi ka arritur në vendin e ngjarjes, kryeministri Haradinaj tha se do ta kontaktojë edhe homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev, që nëse lind nevoja t’i kërkojë leje për kërkime edhe në pjesën e lumit në Maqedoni.

Ai premtoi se Qeveria e Kosovës do t’u qëndrojë afër kolegëve të policëve të zhdukur si dhe familjeve.

“Shpresoj që do të na befasojë një lajm i mirë por po shihet një gjendje e rëndë”, theksoi ai.

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 20:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...