Shpërthen petagogu: "Isai sakrifikoi aktorllëkun për drejtorllëk"

Hënë, 30 Prill 2018 20:12

Pas vendosjes së Erion Isait në krye të Teatrit të Kukullave, vjen edhe reagimi i petagogut Ergys Mërtiri, i cili e ka vënë theksin tek shpërblimi nga ana e kryeministrit  e aktorëve që mbrojnë interesat e tij.

Sipas Mërtirit, Isai ishte pro ndërtimit të 6 kullave në oborrin e Teatrit Kombëtar dhe kundër protestës për mbrojtjen e Teatrit me arsyetimin se ishte e politizuar.

Deri në sezonin e kaluar Isai ka qenë pjesë e spektaklit të së dielës “Portokalli, por prej këtij sezoni ai nuk u shfaq më në rolin e “Insta girl”, po iu përqëndrua detyrave si regjisor.

STATUSI I MËRTIRIT

Artisti i madh Erion Isai, ai që ishte pro ndërtimit të 6 kullave në oborrin e Teatrit Kombëtar dhe kundër protestës për mbrojtjen e Teatrit, pasi protesta sipas tij qenka e politizuar, u zgjodh Drejtor i Teatrit të Kukullave, nga një njeri “jopolitik”, si Kryeministri Rama. Pra aktori që mbron artin nga politizimi imagjinar prej opozitës sakrifikon aktorllëkun dhe regjisorllëkun për drejtorllëk!

Ergys Mertiri fb

Login to post comments