Nderohet ish i dënuari politik i revoltës së Spaçit, Fadil Dushku

Hënë, 30 Prill 2018 20:17

Bashkia e Elbasanit me propozim të Unionit të ish të Përndjekurve Politike nderoi me titullin “Mirënjohja e Qytetit” ish të dënuarin politik Fadil Xhaferr Dushkun. I ndjeri ishte dënuar gjatë regjimit komunistë, pjesëmarrës në revoltën e Spaçit. Ai vdiq gjatë vuajtjes së dënimit dhe ende nuk i janë gjetur eshtrat. Aktiviteti u zhvillua në bibliotekën e qytetit. Titulli i dhënë me motivacionin “Për qëndrimin e tij antikomunist, deri në sakrificën e jetës në burgjet e diktaturës” u dha në ceremoninë ku merrnin pjesë familjarë, miq shokë, bashkëkohës, sportistë, përfaqësues nga shoqata e të persekutuarve etj. I biri i të ndjerit z.Xhaferr Dushku falënderoi të pranishmit pjesëmarrës në këtë ceremoni dhe njëkohësisht edhe Bashkinë e Elbasanit për këtë vlerësim.
Në fjalën e tij përshëndetëse nënkryetar i Bashkisë së Elbasanit z.Klevis Xhoxhi u shpreh se figura të tilla meritojnë jo vetëm të kujtohen, por edhe të nderohen.

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 20:33
Login to post comments