Patriarku i Rusisë, Kirill e falënderon për punët komunale Edi Ramën

Hënë, 30 Prill 2018 20:20

Të takimin e zhvilluar në Kryeministri, Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë, Kirilli, lavdëroi Edi Ramën për kohën kur kishte qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Protokolli i këtyre rasteve, duke mos ditur ku ta orientojnë hirësinë e tij drejt detit të lëvdatave, i ka çuar në pjatë një lavdatë jo të duhur që na kujton kohën e betonizimit të kryeqytetit të Shqipërisë. Kirilli as ka jetuar në Shqipëri dhe as ka gjezdisur Tiranën që të ketë idenë e “ndryshimeve” të sjella nga Edi Rama që në fakt sot sillet si kryebashkiak i gjithë Shqipërisë. Punët komunale që Rama ka bërë në bashkia janë po aq problematike dhe fasadë, po aq sa janë edhe në kohën kur po drejton në mënyrë të mbrapshtë Shqipërinë.

Login to post comments