Vdekja e tre të rinjëve, familjarët rrënqethin me mesazhet e tyre

E mërkurë, 02 May 2018 11:16

Ishin nisur për të festuar 1 Majin, por fatkeqësisht nuk mundën… Ka qenë fatal udhëtimi në drejtim të Tiranës për tre të rinj, ku makina me të cilën udhëtonin ra në kanal në fshatin Adriatik të Kurbinit, e për pasojë humbën jetën 22-vjeçari Juli Margjini, 20-vjeçari Simon Kaza dhe 17-vjeçari Bert Marku.

Tre të rinj që ikën në lulen e rinisë ka pikëlluar të afërmit, miqtë, por vetëm. Zija ka pllakuar në familjet e tyre, ku kanë hapur dyert e mortit…

Sot ata rrëqethin me statuset e tyre për humbjen e njerëzve të dashur. Miqtë dhe të afërmit e Julianit, 22-vjeçarit, i cili kishe udhëtuar për të marrë dy shokët e tij në Kurbin kanë prekur me postimet e tyre.

“Ike në lule të rinisë. Na copëtove zemrat”, – shkruan vajza e dajës.

Ngjarja

Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se rreth orës 14:30 janë sinjalizuar për aksidentin. Menjëherë pas marrjes së informacionit, blutë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar se automjeti tip “Lançia” me targë AA 389 MO, me të cilin po udhëtonin tre të rinjtë drejt kryeqytetit kishte dalë nga rruga, duke u përmbysur në kanal. Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore, hetuesit e çështjes thanë se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë

Mësohet se Juli Margjini, banues në Kombinat, Tiranë, ka humbur kontrollin e mjetit. Kjo gjatë një manovre për të shmangur një gropë në rrugë. Duke qenë se mjeti ka qenë me shpejtësi, i riu nuk ka mundur të manovrojë në kohë. Për pasojë, makina ka rënë nga ura në kanal, ndërsa ka mbetur i vdekur në vend shoferi si dhe dy shokët e tij nga fshati Adriatik i Kurbinit. Policia dhe banorë të zonës kanë nxjerrë pas disa minutash tre trupat e pajetë. Ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Nga ana tjetër, mësohet se ka qenë 22- vjeçari Juli Margjini, i cili nga Tirana ka shkuar të marrë dy shokët e tij në fshatin Adriatik për të festuar 1 Majin në kryeqytet, por nuk festuan kurrë…

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 11:25

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...