Dje ishte dita e punëtorëve, por Rama e përdori për t’i fyer ata!

E mërkurë, 02 May 2018 11:23

Nga Nikollaq Neranxi

Veshi çorapet e kuqe dhe u nis për në “skenën e teatrit” që ia kishin ndërtuar me shumë kujdes. 1 Maji është një ditë e rëndësishme për punëtorët, ku duhet të protestojnë për më shumë të drejta. Por meqë Ramës i ka rënë fati të drejtojë popullin më dembel në botë, i cili përton të luftojë edhe për të drejtat e tij, mendoi me shumë të drejtë se kjo mund të ishte një ditë fantastike për t’ju dhënë një mësim të mirë atyre që i kërkojnë llogari për varfërinë e tyre. Në Panairin qesharak të Punës, ai “zbuloi” se kompanitë kërkojnë fuqi punëtore, por nuk kanë aq kërkesa sa do të donin!!! Me këtë “zbulim”, bashkë me atë të dikurshmin që “punë ka por ska profesionistë”, kryeministri ndërtoi skenarin që i duhej. Ai ia “plasi” të papunëve në sy duke iu thënë se; “Ia kanë futur kot, pasi punë paska sa të duash, por ata duan të harxhojnë paratë e prindërve nëpër bare dhe të shajnë kryeministrin në facebook, o legen na gjej ndonjë punë!”. Madje aq shumë i pëlqeu batuta e vet, sa nuk e mbajti dot të qeshurën cinike. Kështu, ky 1 Maj u kthye në ditën e propagandës dhe mashtrimeve të Kryeministrit dhe aspak në ditën e punëtorëve. 
Por të gjithë ata që kanë sy në ballë, e shohin mirë se cili është realiteti. Si sipërmarrës mund të dëshmoj për raste pa fund. Çdo ditë marr me qindra mesazhe drithëruese dhe tronditëse, ku njerëz të varfër që nuk sigurojnë dot mbijetesën, më luten për një vend pune. Janë kryefamiljarë që nuk kanë me çfarë të ushqejnë fëmijët dhe askush nuk do t’ia dijë për ta. Nuk po flas për individë me talente të rralla, sepse e dimë që ata punësohen menjëherë, por ata janë pakicë. Shumica janë njerëz të thjeshtë që duan të punojnë magazinierë, shoferë, hidraulikë, shitësa, duan të punojnë që të jetojnë, pa asnjë pretendim. Ndjehem keq që nuk kam mundësi t’i ndihmoj. Biznesi po kalon sot ditë shumë të vështira dhe ne po shkurtojmë për ditë punonjës, dhe kjo jo për faj të paaftësisë tonë, por për fajin e taksave dhe tarifave absurde të Ramës dhe Veliajt, të cilat e kanë çuar sipërmarrjen private në prag falimentimi. Janë të paaftë për të bërë detyrat për të cilat u zgjodhën dhe tani përpiqen që paaftësinë e tyre ta kamuflojnë me propoganda të shëmtuara deri në neveri, si ajo që bëri Rama dje. Shqipëria e vërtetë është ajo ku ka pllakosur varfëria, jo ajo që na pikturon burri me çorape të kuqe i cili thotë se këtu nuk mungon asgjë por shqiptarët qenkan ca dembelë që duan të rrinë në bare. Ky të varfëron, të bën për bukën e gojës dhe pastaj edhe të tall. Turp për ne që vazhdojmë ta durojmë akoma!

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 16:07

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...