×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Për të gjithë besimtarët myslimanë, ja kur fillon Ramazani këtë vit

E mërkurë, 02 May 2018 20:36

Muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë me 16 Maj (E mërkurë) këtë vit, sipas kalendarit të publikuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman ka për detyrim të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji për njerëzit në nevojë.

auto auto auto ramazani152079796315212339481525197967

8 kuriozitete rreth muajit të Ramazanit

1) Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit islamik. Është muaji i agjërimit islam, në të cilin myslimanët pjesëmarrës refuzojnë të hanë, pinë dhe kryejnë aktivitete intime nga agimi deri në perëndim të diellit.

2) Gjatë Ramazanit, myslimanët kërkojnë falje për mëkatet e së kaluarës, luten për udhëzime dhe ndihmë në rezistencën ndaj të këqijave të përditshme dhe përpiqen të pastrohen nëpërmjet vetëpërmbajtjes dhe veprave të mira.

3) Muslimanët duhet gjithashtu të luten sa herë që munden gjatë Ramazanit, si dhe të lexojnë Kuran.

4) Gjatë agjërimit, myslimanët mund të hanë vetëm dy vakte në ditë, njëra para lindjes së diellit dhe tjetra pas perëndimit të diellit.

5) Në krahasim me kalendarin diellor, datat e Ramazanit ndryshojnë, duke u zhvendosur rreth dhjetë ditë çdo vit në varësi të hënës.

6) Pritet që myslimanët të fillojnë të zbatojnë ritualin e agjërimit sapo të arrijnë moshën e pjekurisë, për sa kohë që ata janë të shëndetshëm. Të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe të sëmurët mendorë janë të përjashtuar nga agjërimi.

7) Dita më e rëndësishme e Ramazanit është Nata e Kadrit ose Nata e Fuqisë, e cila zhvillohet gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit. Myslimanët besojnë se kjo është kur ajetet e para të Kuranit iu shpallën Profetit Muhamed.

8) Muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës, ku besimtarët janë të thirrur për të ndihmuar njëri tjetrin.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...