×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Dështon gjyqi për grabitjen e bankës, gjykata nuk kopjon dot një DVD

E mërkurë, 02 May 2018 20:39

Ka dështuar seanca e sotme gjyqësore në ngarkim të dy personave të akuzuar për vjedhjen e 20 milionë lekëve në një banke në zonën e ish-Bllokut. Shkak u bë pamundësia e Gjykatës së Tiranës për të kopjuar disa DVD të paraqitura si provë nga ana e prokurorisë.

Kopjimi i një DVD-je mund të jetë një veprim shumë i thjeshtë dhe lehtësisht i realizueshëm nga gjithkush në Shqipërinë e kompjuterizuar të vitit 2018, por të njëjtën gjë nuk mund ta themi për Gjykatën e Tiranës.

Pamundësia teknike e Gjykatës Penale të kryeqytetit për të dubluar një DVD të paraqitur si provë nga Prokuroria u bë shkak për dështimin e një seance. Procesi i përkiste të pandehurve Roland Liti dhe Alan Babameto, të akuzuar për vjedhjen e një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.

Të mërkurën, prokurori i çështjes, Julian Zonja, vuri në dispozicion të gjykatës dy aparatet telefonike të të pandehurve bashkë me DVD-të ku ishte hedhur përmbajtja e nxjerrë pas këqyrjes së telefonëve, komunikimet e bëra me SMS, komunikimet në aplikacione, fotografitë, apo vendndodhejet e herë pas hershme.

Kjo provë shoqëronte akt-ekspertimet teknike, të cilit i ishin nënshtruar aparatet telefonike, të paraqitura me herët në proces.  Një kopje e DVD-ve u kërkua edhe avokatët, por këtu sharra ngeci në gozhdë.

Kryesuesi i kërkoi përfaqësuesit të akuzës të realizojë kopjimin, me qëllim vendosjen e tyre edhe në dispozicion të avokatëve. Prokurori kërkoi që veprimi të kryehej nga gjykata, por trupi gjykues bëri me dije se institucioni e kishte të pamundur ta realizonte këtë proces.

Për t’i dhënë kohë prokurorisë, gjykata ndërpreu gjyqin dhe caktoi seancën e radhës në 9 Maj. Ngjarja për të cilën akuzohen Liti dhe Babameto është shënuar në 8 Gushtin e vitit 2016. Ata dyshohet të jenë autorët e vjedhjes së gati 20 milionë lekëve, pasi depërtuan në bankë përmes një tuneli në murin anësor të dhomës kasafortës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...