Vettingu bllokon Shkollën e Magjistraturës

E mërkurë, 02 May 2018 20:46

Vonesat ne ngritjen e dy institucioneve me te rëndësishme te sistemit te drejtësisë; Këshillit te Larte gjyqësor dhe Këshillit te Larte te Prokurorisë kane bllokuar te gjithë zinxhirin e zbatimit te reformës ne drejtësi përfshi edhe shkollimin dhe emërimin e magjistratëve te rinj.

Drejtori i  shkollës se magjistraturës Sokol Sadushi i është drejtuar me një letër Parlamentit ku i kërkon te ndërhyjë për te zgjidhur ngërçin.

Shkolla e Magjistraturës ndodhet në një situatë të vështirë për realizimin e objektivave të saj, që janë të lidhura me pamundësinë e organizimit në muajin prill, të provimit të pranimit për kandidatët për magjistratë, por edhe të mosemërimit të kandidatëve për magjistratë, që diplomohen në muajin qershor të vitit 2018.

Ligjet e reja ne kuadër te reformës ne drejtësi parashikojnë qe do te jete Këshilli i Larte Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë te cilët shpallin numrin e kandidateve qe do te pranohen ne shkollën e magjistraturës, e janë po këto institucione qe bëjnë emërimin e tyre. Por ne kushtet kur për këto dy institucione ende nuk ka një date se kur do te ngrihen shkolla e magjistraturës, kërkon ndryshimin e kuadrit ligjor pasi ne muajin qershor magjistratët do te diplomohen.

“Vlerësojmë se e vetmja zgjidhje është marrja e iniciativës legjislative për të bërë një ndryshim në një prej dispozitave ligjore të ligjit, në mënyrë që të lejojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm të emërojë kandidatët magjistratë të diplomuar”.

Këshilli i Larte gjyqësor dhe Këshilli i Larte i Prokurorisë nuk janë ngritur ende pasi kandidatet për këto institucione po i nënshtrohen Vettingut; ndërkohë qe parlamenti ka mbyllur pjesën e tij te detyrimeve duke zgjedhur 10 anëtarë ne te dy këshillat.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...