Lushnje/ Favore seksuale për të punuar mësuese

E Enjte, 03 May 2018 15:15

Favore seksuale në këmbim të vendit të punës kjo është kërkesa që u është bërë mësuesve në qytetin e Lushnje.

Ky fakt është bërë publik nga ish punonjëse e Drejtorisë Arsimore, e cila tregoi se favoret seksuale në këmbim të emërimeve në detyrë ishin një praktikë e zakonshme në këtë institucion.

“Në zyrën arsimore, kishte dhe veprime të shëmtuara, veprime seksuale. Bëheshin favore seksuale, femrat e bukura e bënin këtë për të bërë karrierë. Për t’u bërë drejtoresha, për të qëndruar në një vend pune më të mirë nga fshati në qytet. Këto punë bëheshin nga punonjësit e zyrës, hiqeshin mësueset nga puna ku ishin dhe shkonin nëpër motele nën urdhrin se kishin punë te Zyra Arsimore. Të përfshirë ishin persona jashtë zyrës dhe punonjës të zyrës Arsimore. Kjo ka vazhduar prej një viti. Këto fakte jo vetëm unë që nuk i kam denoncuar, por dhe të tjerë që i dinë shumë. Këtu është një grup i madh rrugaçësh me të cilët nuk mund të merremi”.

Rastet kur kërkoheshin favore seksuale kanë qenë të shpeshta ka thënë punonjësja në një intervistë për ABC news.

Ky skandal në Drejtorinë Arsimore të Lushnjes vjen pas një skandali tjetër, ku ish-drejtoresha Liza Tabaku u arrestua së bashku me djalin e saj dhe një mësues fizkulture. Ata akuzohen se kanë marrë ryshfet nga 3 mijë deri në 5 mijë euro për një vend pune në arsim, ose për të mos u larguar nga puna.

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 15:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...