Kotzias: Shqipëria dhe Maqedonia të anëtarësohen në BE

Premte, 04 May 2018 13:07

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, deklaroi sot se ndryshimet e ndodhura në botë na çojnë në përfundimin se duhet të intensifikojmë dhe thellojmë bashkëpunimin tonë në rajonin e Europës Juglindore. Kjo deklaratë e tij u bë në fjalimin e hapjes së Takimit III Ministerial të shefave të diplomacive të Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, që po zhvillohet në Selanik.

Duke iu referuar katër vendeve që marrin pjesë në takim, Kotzias theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit për dy qëllime, që Shqipëria dhe Maqedonia të anëtarësoheshin në BE dhe që të përgatiteshin për bashkëpunimin e tyre brenda unionit.

Ai shprehu kënaqësinë që kjo iniciativë, që kishte filluar dy vite e gjysmë më parë në Greqi, ishte shndërruar në një institucion dhe që ishte zgjeruar me pjesëmarrjen edhe të ministrave të tjerë, përveç atyre të katër vendeve.

“Kjo iniciativë është shndërruar në një bazë të përbashkët për bashkekzistencën tonë, ku ne mund të shkëmbejmë pikëpamje ndershmërisht, drejtpërdrejt dhe të sinqerta, ashtu siç bëjmë gjithmonë. Ne kemi probleme, por ne nuk mund të zhvillojmë marrëdhëniet tona duke i mbuluar ato. Duke i diskutuar ato, duke shkëmbyer mendime, kritika dhe komente, na ndihmon të zgjidhim problemet dhe të bëjmë progres”, theksoi Kotzias.

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 13:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...