Rënia e euros shënon tjetër rekord, i afrohet 127 lekëve

Saturday, 05 May 2018 08:42

Nuk ka të ndalur rënia e euros në tregun vendas. Monedha e përbashkët ka shënuar sërish një rekord të ri në tregun vendas. Një euro këmbehet sot me 127.3 lekë, apo rreth 0.42 pikë më pak se një ditë më parë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro po luhatet ne nivelet më të ulëta që nga viti 2009.

Prej gjashtë ditësh euro ka hyrë në një trend rënës, duke u zhvlerësuar përkundrejt lekut me gati 2 pikë. Prej fillimit të këtij viti (shiko grafikun) euro ka humbur 5.6 pikë, me një ritëm rënie të përshpejtuar në dy muajt e fundit.

Faktori kryesor vijon të mbetet oferta e lartë për euro, sidomos ajo informale, që po kanalizohet përmes ndërtimeve.

Ekspertët e bankave pohojnë se ndikim ka dhe procesi i deeuroizimit, të nisur nga banka e Shqipërisë, por që nuk është thelbësor.

Në të njëjtën linjë ishte dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë i cili në një dalje ditën e djeshme tha që nuk ka ndikim deeuroizimi në rënien e euros, por faktorët fondamentale, që lidhen me investimet, remitancat, turizmin. “Në nivel makro, e thashë që mbiçmimi i kursit të këmbimit tregon rritje të fuqisë blerëse, për sa kohë që përcaktohet nga faktorë fondamentalë”, tha guvernatori.

Një tjetër faktor që po ndikon së fundi sipas aktorëve kryesor të tregut të këmbimit valutor janë edhe flukset e turistëve. Ata argumentojnë se duke qenë qarkullimi i lekut në minimum dhe shpenzimet e ulëta, flukset e valutës prej turizmit reflektohen në kursin e këmbimit.

Tendenca rënëse e euros pritet të vijojë gjatë gjithë verës.

Goditjet e ditëve të fundit lidhen me transaksione të mëdha

Ekspertët e tregut valutor pohojnë se goditjet e ditëve të fundit kanë lidhje me transaksione të mëdha të veçanta, dhe jo me trendin afatgjatë, ku më të diskutueshmet janë transaksionet për konvertimin e kapitalit të bankave.

Ekspertët pohojnë se trendi mbetet për dobësim të mëtejshëm të euros, nëse kushtet do të mbeten të njëjta, sidomos deri në fund të verës, ku ndikojnë efektet sezonale. /monitor/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...