Skandali i pronave në Spille/ Prokuroria dërgon për gjykim 9 zyrtarët e Kavajës (Emrat)

Saturday, 05 May 2018 09:01

Prokuroria e Kavajës ka mbyllur dosjen hetimore për çështjen e tjetërsimit të pronave në Spille. Kështu, pas një hetimi disa mujor prokuroria ka vendosur të çojë për gjykim 9 zyrtarët dhe ish zyrtarët e Kavajës, të cilët janë vënë nën akuzë për tjetërsim të pronave në bregdetin e Spilles.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria Kavajë dërgoi kërkesën për gjykim të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve vendorë të dyshuar për tjetërsim prone në bregdetin e Spillesë

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, përfundoi dhe dërgoi kërkesën për gjykim në ngarkim të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shtetërorë vendorë të dyshuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë në Kavajë.

Prokuroria kërkoi dërgimin në gjykim të çështjes penale në ngarkim të të dyshuarve për tjetërsimin e pronës publike në në zonën bregdetare të Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm nëpërmjet falsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.

1-Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal.

2-Andi Gjeçi, jurist, ZVRPP, Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal.

3-Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal.

4-Aida Gjoci, protokolliste pranë Hipotekës Kavajë, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 të Kodit Penal.

5-Asim Arkaxhiui, ish-Regjistrues i Z.V.R.P.P.Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuar nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal.

6-Aldo KILA, jurist, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 të Kodit Penal.

7-Ilir Kaja, ish-agronom në Njesinë Administrative Kryevidh i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal

8-Agron Xhelezi, ish-Kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në Spille, i akuzuar për veprën penale “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 186/3 të Kodit Penal.

9-Nezir Lecini, ish-Shef i Zyrës Kadastres në Kavajë i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.

Prokuroria e Kavajës i bashkangjiti kërkesës për gjykim, aktet dhe provat në mbështetje të nenit 331/4 të Kodit të Procedurës Penale.

Modifikuar më Saturday, 05 May 2018 09:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...