I ngacmojnë të fejuarën, sherr me thika në mes të Tiranës

Diel, 06 May 2018 18:26
foto ilustruese foto ilustruese

Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme, në zonën e Unazës në kryeqytet, ku kanë mbetur të plagosur dy të rinj, që ishin të fejuar.

 Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në zonën e “Unazës së Re”, ku si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetasja K. K., rreth 23 vjeçe.

 Por,si ndodhi ngjarja?

A.M. dhe e fejuara e tij ishin në një lokal në zonën e Unazës së Re. Aty, sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, një person, ulur në një tavolinë aty pranë me persona të tjerë, ka ngacmuar me fjalë të fejuarën e djalit.

Situata agravon edhe më tej, kur djali dhe e fejuara sapo dalin nga lokali. Të dy janë goditur me thikë nga personi që më parë, prishi qetësinë e çiftit. Pas plagosjes së dyfishtë me thikë, autori është larguar nga vendngjarja.

 

Modifikuar më Diel, 06 May 2018 18:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...