Shqiptarët “braktisin” librat, INSTAT: 86% më pak lexues në Bibliotekën Kombëtare

Diel, 06 May 2018 18:47

Gjithmonë e më pak lexues ka në Bibliotekën Kombëtare. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti, numri i shërbimeve të njësive bibliotekare dhe numri i frekuentuesve të Bibilotekës Kombëtare ka pësuar një rënie të ndjeshme me rreth 86.0 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në bibliotekë ka pasur gjithashtu, më pak tituj librash, një element ky që ndikon në uljen  e atraktivitetit të saj. “Në tremujorin e parë 2018, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 1.812 botime, 62.8 % më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto botime 340 ishin tituj të rinj dhe 1.472 ekzemplarë të rinj”, theksohet në raportin e INSTAT për Statistikat e Kulturës.Ndërkaq ajo që bie në sy është numri i frekuentuesve të shfaqeve kulturore. Në tre muajt e parë të 2018-ës numri i shfaqjeve kulturore ka qenë 344, duke pësuar një rritje vjetore me 61.5 %. Në rritje është edhe numri i spektatorëve. Në tremujorin e parë të këtij viti  arriti në 74.848 spektatorë, duke pësuar rritje me 73.4 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2017. Ekonomix.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...