26-vjeçari shqiptar bie me kokë nga skela në pishinën e zbrazur, vdes në vend

Hënë, 07 May 2018 21:41

Një ngjarje e rëndë është shënuar dy ditë më parë në Rodos të Greqisë.

Bëhet fjalë për një 26-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, i cili ka ndërruar jetë pasi ra me kokë në një pishinë të zbrazur nga kati i dytë i një skele.

Emigranti punonte me bojëra në skela në sektorin e ndërtimit, si shumica e të rinjve shqiptarë që emigrojnë nga vendi i tyre për një jetesë më të mirë.

Sipas burimeve ekskluzive për JOQ.al, i riu shqiptar kishte ardhur nga Selaniku në Rodos për punë dhe kishte vetëm pak kohë që ishte bërë pjesë e firmës greke së ndërtimit.

Një shqiptar i zonës, i cili ka raportuar ngjarjen e rëndë për JOQ është shprehur se gazeta lokale e Rodosit nuk e ka publikuar si lajm.

Ai shton se skela nuk kishte mjaftueshëm siguri dhe se punëdhënësit e tjerë u kishin dhënë pushim punonjësve të firmave paralele të ndërtimit aty pranë se i frikësoheshin një kontrolli.

Burime për redaksinë tonë deklarojnë:

Përshëndetje JOQ, një tjetër shqiptar 26 vjec vdiq sot ne Rodos, Greqi pasi u vra ne pune pardje. Punonte ne ndërtim dhe ra me koke nga lartësia.

Nga kati dyte ne pishine me koke. Pishina ishte bosh, ishte duke punuar me bojera. Skela ishte pa pike sigurie. Ne gazeten e rodosit nuk u dha ky lajm se per cdo vjedhje qe behet e nxjerrin direkt shqiptari kështu ashtu, kurse per kete qe u vra ne pune nuk shkruajten asgje.

Biles dje na than mos te punojme se kishin frik per kontroll. Mora vesh qe kishte ardh nga Selaniku ne Rodos per pune. Pak kohe kishte qe kishte filluar pune këtu.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 22:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...