Zbulohet shkaku i plagosjes së biznesmenit në Shkodër

Hënë, 07 May 2018 21:57

Biznesmeni Xhevat Vataksi, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në fshatin Darragjat, në afërsi të rrugës Shkodër-Velipojë, nuk ka pranuar të japë shumë detaje ngjatë marrjes në pyetje nga Policia.

Menjëherë pasi kaloi rrezikun për jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës, biznesmeni 60-vjeçar është marrë në pyetje nga forcat e Policisë mbi ngjarjen, në të cilën u përfshi duke marrë edhe katër plumba. Sipas burimeve, ai nuk ka pranuar që të japë shumë detaje mbi atë që ka ndodhur.

Vataksi është mjaftuar duke thënë se ka qenë një debat i çastit mes tij dhe autorit të dyshuar, Artur Lushi.

Efektivët kanë këmbëngulur, por i plagosuri është shprehur duke thënë se është një çështje që do të zgjidhet mes tyre, pavarësisht asaj që ka ndodhur. Më tej, 60-vjeçari ka shtuar se gjithçka ka qenë një konflikt i çastit dhe se situata i ka dalë nga kontrolli të dy palëve, shkruan "panorama".

Sipas Policisë, Artur Lushi është i dyshuar si autor i plagosjes së biznesmenit, por që ende nuk është mundur të arrestohet. Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se shkak për ngjarjen është bërë një kërkesë që ka pasur autori i dyshuar i plagosjes. 43- vjeçari Lushi ka kërkuar, bëjnë të ditura burimet, që Xhevat Vataksi duke qenë se po bën punimet në një pjesë të aksit Shkodër-Velipojë, e cila është në rikonstruksion e sipër, t’i mundësojë ndërtimin e një ure të vogël në mënyrë që të komunikojë me tokën që ka në pronësi.

I plagosuri dhe autori i dyshuar disa herë e kanë diskutuar këtë çështje, duke mos arritur ende që të gjejnë gjuhën e përbashkët për realizimin e saj, ku 60-vjeçari i ka bërë të ditur Lushit se është i detyruar të zbatojë vetëm projektin në letër. Xhevat Vataksi është pronar i firmës së ndërtimit, e cila është e nënkontraktuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për të bërë rikonstruksionin e pjesës Bërdicë-Trush në aksin Shkodër-Velipojë.

Vataksi ka lotin e parë në këtë investim të rëndësishëm të qeverisë shqiptare, ku prej kohësh ka nisur puna. Kjo pjesë i bie që të ketë një devijim nga rruga e vjetër ekzistuese me qëllimin për të shkurtuar distancën, e parashikuar edhe në projekt. Duke qenë se ka një devijim, rruga e re do të duhet të kalojë edhe në disa toka të banorëve të Bërdicës dhe në afërsi të ndonjë objekti tjetër. Banorët kanë pasur kërkesa të ndryshme, siç janë shpronësimet apo edhe ndërtimi i urës së vogël që ka kërkuar Artur Lushi.

Këto kërkesa ende nuk janë marrë parasysh, pavarësisht disa takimeve të zhvilluara. Kjo ka bërë që herë pas here banorët të përfshihen në debate të ndryshme, duke kërkuar kështu të drejtën e tyre, por deri më tani nuk kanë gjetur një zgjidhje. Pasi kanë biseduar disa herë për çështjen e urës, autori i dyshuar, sipas burimeve të Policisë, ka telefonuar shtetasin Xhevat Vataksi dhe pas telefonatës janë takuar te rruga e Darragjatit.

Aty kanë qenë vetëm me njëri-tjetrin dhe pasi kanë debatuar, gjithçka ka përfunduar me përdorimin e armës, duke bërë që 60- vjeçari të mbesë i plagosur. Biznesmeni mori katër plumba në gjymtyrët e poshtme dhe pasi u dërgua në spital kaloi rrezikun për jetën, edhe pse ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 22:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...