Gjirokastër/ Papunësia shkak për lëvizjen e popullsisë

Tuesday, 08 May 2018 12:37

Semina Abazi përfaqëson një grup të rinjsh në Gjirokastër që zgjodhën të protestojnë në sheshin përpara Bashkisë së Gjirokastrës për mungesën e politikave që nxisin punësimin dhe qëndrimin e të rinjve në qytet.

“Mesazhi jonë është i qartë: që ne të mos i kthejmë kurrizin vendit tonë, duhet të punësohen të rinjtë”, shprehet Abazi.

Protesta i parapriu një konference shkencore lokale mbi “Sigurinë dhe shëndetin në punë”. Alesandra Fronttini, përfaqësuese për çështjet e sigurisë në punë pranë Komisionit Europian në Shqipëri, deklaroi: “Ka mungesë të dhënash mbi të cilat mund të analizhohej situata. Kuadri ligjor lë për të dëshiruar si koncept dhe zbatimi i tij është minimal. Tashmë, BE-ja ku Shqipëria synon të aderojë është duke forcuar masat për sigurinë e jetës së punëtorëve, duke shtuar këtu mbrojtjen për rastet e të punësuarve të prekur prej kancerit”.

Organizata Botërore e Punës (ILO) ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen për mungesën e evidencave sa i përket sigurisë në punë në Shqipëri. Vetëm 5% e sektorit është mbikqyrur për kushtet e punës dhe shëndetin në punë. Ndërtimi vijon të jetë sektori më kritik. Aksidentet nuk pasqyrohen në statistika.

Zhuljeta Harasani, përfaqësuese e ILO-së, thotë: “Ne kemi vetëm të dhënat që regjistron Inspektorati, por nuk janë masive dhe nuk kemi kontroll të plotë mbi numrin e aksidenteve në punë gjatë vitit”.

Në Gjirokastër sektori që garanton më shumë punësime është gjithashtu ndërtimi dhe restaurimi, ndërmarrjet fasone, industria e plastikës dhe ajo ushqimore. Por, papunësia shihet si një ndër faktorët që ka shkaktuar edhe më shumë lëvizje të popullsisë./tch

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...