×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Raporti i Bankës Botërore/ Shqiptarët optimistë për të ardhmen

E mërkurë, 09 May 2018 17:30

“Lëvizshmëria ekonomike mes gjeneratave nëpër botë”, është raporti i sapo publikuar i Bankës Botërore që nxjerr në pah të dhëna mjaft interesante.

Sipas këtij raporti, shqiptarët figurojnë ndër popujt më optimistë në botë. Por kjo më shumë se sa rrjedhojë e perceptimit për të ardhmen duket se është rrjedhojë e bindjes se e shkuara ka qenë mjaftueshëm e zymtë.

Raporti është ndërtuar kryesisht në formën e një ankete dhe tregon se, pjesa dërrmuese e shqiptarëve, mbi 50%, janë të bindur se kanë pasur një jetë më të mirë se prindërit e tyre.

Norma, e ilustruar me ngjyrën blu në grafik është ndër më të lartat në rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore si dhe norma më e lartë në Ballkanin Perëndimor.

Pyetjes tjetër, se a besojnë se fëmijët e tyre do të kenë një jetë më të mirë se ta, pjesa dërrmuese e shqiptarëve i përgjigjen me dakordësi. Kjo normë fiksohet në rreth 75%, duke bërë që Shqipëria të jetë e 4-ta në renditje.

Praktikisht, optimizmi i shtyn shqiptarët që të mendojnë se brezat e ardhshëm do të kenë një jetë më të mirë se jeta e tyre apo edhe e brezave të kaluar.

krhs 1024x611

Optimizmi mesa duket nuk është vetëm rrjedhojë e historisë, por edhe element gjenetik, pasi menjëherë pas nesh në renditje në rajon vjen Kosova. Banka Botërore tregon kështu se, italianët dhe grekët janë të bindur se brezat e ardhshëm do të kenë një jetë më të keqe se brezat aktual. Vetëm 20% e tyre besojnë të anasjelltën.

Në terma të përgjithshëm, Banka Botërore thotë  se, tranzicioni ekonomik mes brezave ka ngecur në 30 vitet e fundit. Ky ndërkohë nuk është rasti i Shqipërisë, që klasifikohet si një ndër vendet me nivelin më të lartë të tranzicionit mes brezave, gjë të cilën e ilustron mjaft mirë edhe ky grafik, që e vendos vendin tonë në krye të klasifikimit.

graf

Diçka e tillë është me mjaft rëndësi për ekonomitë në zhvillim thotë Banka Botërore, pasi në vendet e varfra, fëmijët që lindin në familje të varfra, kanë shumë gjasa të kenë një jetë të njëjtë me prindërit e tyre, për shkak të mungesës së shanseve të barabarta.

Ky, duket se nuk është rasti i Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...