Një burrë nga Vora ka denoncuar nusen e djalit, për vjedhjen e parave qe mbante në shtëpi.
55-vjeçari nga Bërxulla me inicialet Rr.D është paraqitur ditën e djeshme në polici dhe ka denoncuar nusen e djalit pasi sipas tij i ka marrë lekët që mbante të fshehura në dhomën e gjumit.
Vjehrri i së resë, tha se në shtëpinë e tyre nuk kishin hyrë persona të tjerë dhe për shkak të sjelljeve të dyshimta akuzon 21-vjeçaren E.D..
55-vjeçari ka deklaruar para uniformave blu se, paratë i mbante të fshehura në dhomën e gjumit për raste emergjence, por se ato ishin zhdukur në mënyrë të beftë, teksa në shtëpi ndodhej vetëm nusja.
Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa pas denoncimit të tij, ndaj së resë u referuan materialet në Prokurorinë e Tiranës, njoftoi Policia.