Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të mbetjeve plastike në Europë

E Enjte, 10 May 2018 08:48


Mbetjet plastike janë një ndër problematikat më shqetësuese në të gjithë botën. Pavarësisht përpjekjeve, përsëri përdorimi i plastikës dhe gjenerimi i mbetjeve prej saj është shumë i lartë.
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë 2016-s çdo shqiptar ka prodhuar mesatarisht 396 kg mbetje, prej të cilave 39.6 kanë qenë mbetje plastike. Krahasuar me prodhimin e mbetjeve në Europë renditemi ndër vendet me gjenerim të lartë. Sipas Eurostat, mesatarisht një qytetar i Bashkimit Europian ka gjeneruar 31 kg plastikë.Vendi që gjeneron më shumë mbetje plastike në Europë është Irlanda me 61 kg për banorë, çdo vit. I dyti është Luksemburgu me 52 kg.
Bullgaria, në krahasim me këto dy vende, prodhon më pak mbetje plastike për banorë, vetëm 14 kg.Prodhimi i plastikës është më i lartë në vendet e Europës Perëndimore, sikurse shihet edhe nga harta.Sipas një studimi të publikuar vitin e shkuar nga Science Advances, ne kemi prodhuar rreth 8.3 miliardë metër3 plastikë në gjashtë dekadat e fundit, pjesa më e madhe e të cilave përfundon si mbetje.
Çdo minutë, një kamion me mbeturina plastike përfundon në oqeane. Kërkimet nga Forumi Ekonomik dhe Fondacioni Ellen MacArthur përllogarisin se deri në 2050 do të ketë më shumë plastikë se peshq në dete nëse vazhdon të prodhohet në këto ritme.Vendimi i Kinës për të ndaluar importet e mbetjeve të huaja ka shtuar presion në vendet e industrializuara sicc është Mbretëria e Bashkuar për të ricikluar më shumë plastikë, nga ato që prodhojnë vetë, se sa ta eksportojnë jashtë vendit.
Gjithsesi, përdorimi i plastikës në vendet në zhvillim është gjithnjë në rritje, pavarësisht skemave për të shkurtuar prodhimin dhe për të nxitur riciklimin.
Në janar, Bashkimi Europian vendosi si objektiv riciklim të 55% të mbetjeve të plastikës deri në 2030. Ndërkohë, kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Tereza May shpalli planin për të mos përdorur plastikën që mund të shmanget deri në 2042.Edhe pse ka vazhdimisht përpjekje për të reduktuar mbetjet plastike, shkalla e problematikës është kaq e madhe sa duhet rimenduar stili ynë i të jetuarit dhe përdorimi i plastikës.

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 08:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...