Përkundër asaj që pretendon Ministria e Bujqësisë se në rang vendi ka nisur një fushatë vaksinimi, në terren mësohet krejt e kundërta.
Sëmundja e antraksit tek kafshët, e njohur si plasja, parandalohet me vaksinim, 1 herë në vit atje ku kafshët janë të shëndetshme dhe 3 herë në vit në fshatrat apo vendet, ku ka patur kafshë të sëmura. Në zonat e Peqinit ku 4 kafshë u groposen si pasojë e antraksit, vaksinimi i fundit është bërë 7 muaj më parë.
“Por në Cërrik, situata, siç na thotë një nga mjeket veteriner që vepron në këtë zonë, situata paraqitet edhe më alarmante.
“Ka disa vjet që plasja nuk është bërë. As gjurmimi i brucelozës tek gjedhët. Me përjashtim të brucelozës tek të imtat, që edhe kjo është bërë shkëputje”, thotë veterineri.
Arsyet e rishfaqjes së antraksit në Shqipëri, sipas ekspertëve, është mosorganizimi i fushatave të rregullta të vaksinimit.
“Kjo punë erdhi nga mosplanizimi i masës profilaktike. Me kalendar të paracaktuar dhe të organizuar”, thotë veterineri në Cërrik.
Sipas të dhënave që prej Janarit, në të gjithë vendin kjo sëmundje është evidentuar 23 raste.