Kur jemi nën frikën e COVID-19, Shqipëria rënditet mes vendeve të fundit në botë sa i përket testimeve. Por nënkryetari i LSI, Petrit Vasili rikthen në vëmëndje një vizitë në vendin tonë në vitin 2012 të Mbretëreshës së Belgjikës Matilde, për të treguar sjelljen e kësaj qeverie me atë të shkuarën sa i përket vaksinimit të popullatës.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili ndër të tjera shprehet se, bluzat e bardha në vendin tonë lanë fituar shumë beteja si: Sars, Gripin e Derrit etj duke shndërruar Shqipërinë në lider në rajon me mbi 98% të popullsisë së vaksinuar. Ndërsa nuk kursen kritikat ndaj atyre mjekëve që bëjnë këdo fajtor vetëm për të mbrojtur qeverinë.
Postimi i plotë:
Cdo vleresim mantelbardhi, qe synon te beje te gjithe fajtore per te shmangur pergjegjesine e rilindjes ne keqmanaxhimin e pandemise nuk ndihmon, por thjesht hedh poshte punen e mantelbardheve ne vite.
Mantelbardhet kane fituar mjaft beteja ne fushen e shendetit publik si me poliomielitin, sars, gripin e derrit etj etj.. dhe e kane shnderruar Shqiperine ne lider ne rajon ne sfiden madhore te vaksinimit me mbi 98%.
Respekt dhe nderim per mantelbardhet, keqardhje per ata qe shkelin punen e tyre ne vite per pak perdhelje rilindase.
P.S. Video tregon se si princesha e Belgjikes Matilde sot bashkshorte e Mbretit te Belgjikes promovon Shqiperine si vend lider ne rajon per vaksinimin.