Shoqata “Biznesi për Biznesin” ka njoftuar se do të hapë një numër llogarie për të gjithë familjarët e të arrestuarve gjatë protestës në Kukës.
Një veprim i pazakontë ky që do u vijë në ndihmë familjarëve të të pandehurve, të cilët po vuajnë dënimin pasi akuzohen për prishje të rendit publik.
Shoqata bën me dije se në mbështetje të kauzës së drejtë të protestuesve u kërkon bizneseve dhe qytetarëve në Shqipëri dhe Diasporë të japin kontributin e tyre.
Më poshtë njoftimi i shoqatës “Biznesi për Biznesin”: