Sipas një studimi nga Organizata Botërore e Burgjeve dhe Kombeve të Bashkuara, në Europë 1.5 milionë njerëz ndodhen në burg. Studimi tregon numrin e të burgosurve ndaj numrit të përgjithshëm të vendit. Në rastin e Shqipërisë ka 5.447 të burgosur, që përbëjnë rreth 0.2% të popullsisë, e barabartë në normë me Poloninë dhe Sllovakinë. Në listën e studimit Shqipëria ndodhet e dhjeta, ndërsa vendin e parë për numrin më të madh të të burgosurve e zë Rusia.