Skandali me miellin/ Kallëzohen penalisht dy importuesit më të mëdhenj të miellit në Shqipëri

Hënë, 14 May 2018 19:13

"Vëllezërit Hallaçi” dhe “Besniku sh.p.k.”  dy shoqëritë tregtare që importojnë rreth 40% të miellit në treg janë kallëzuar penalisht.

Ato kishin deklaruar nivel fiktiv të proteinës së miellit që importonin në Shqipëri.  

Gjatë kontrollit në magazinat e këtyre subjekteve, janë  sekuestruar edhe 35 ton miell.

Analizat janë bërë në dy laboratorë të ndryshëm dhe në të dyja rastet ka rezultuar se subjektet kanë patur probleme me deklarimin në sasi më të ulët së përqindjes së proteinës në miell, rreth 10.7% , kur duhet të ishte 12.5 për produktin që importohet për bukën.

Sipas AKU vepra është kryer me dashje me qëllim përfitimin material, pasi mielli me nivel proteine më të ulët blihet me çmim më të lirë në Kosovë dhe shitet në Shqipëri me çmim të lartë, ku përdoret për prodhimin e bukës.

Skandali u publikua disa ditë më parë në emisionin investigativ. Gazetarët e Fiks Fare kanë zbuluar se standardi i bukës që prodhohet në Shqipëri sot, për shkak të cilësisë së miellit, është më i ulëti në Evropë. Gruri me të cilin prodhohet buka në Shqipëri është grurë për kafshët, kjo për pasojë të importeve të pakontrolluara. Sot në Shqipëri tregun e mbizotëron mielli dhe gruri që vjen nga Serbia dhe Kosova, i cili ka cilësinë më të dobët të proteinës nën 12 %.

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 19:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...