Aksident tragjik në Fier, vdes 52-vjeçari dhe plagosen 2 të rinj

Tuesday, 15 May 2018 08:10

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth orës 02:30, në rrugën Fier-Roskovec, në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasitorët, ku shtetasi E.Ç, 26 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Nga aksidenti ka humbur jetën një 52-vjeçar dhe kanë mbetur të plagosur 2 të rinj.

Sipas të dhënave zyrtare, shtetasi Elton Çobaj, 26 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri, shtetasi Agron Shehaj, 52 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu kanë marrë dëmtime dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi Marsel Shamataj, 25 vjeç, banues në Patos.

Policia thotë se nga testi i alkoolit, drejtuesi i mjetit rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.08 mg/l.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 10:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...