×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Makinat e përdorura dhe luksoze, ndryshon llogaritja e taksës vjetore...

Tuesday, 15 May 2018 10:18

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar ndryshimet e fundit në përllogaritjen e taksës vjetore për automjetete. Në njoftim thuhet:

"Ka hyrë në fuqi udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr.14, datë 30.4.2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.26, datë 4.9.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, i botuar në Fletoren Zyrtare nr.65, datë 07.05.2018, në të cilin janë bërë disa ndryshime në përllogaritjen e taksave mbi mjetet e përdorura të transportit, përfshirë edhe ato luksoze.

Ndër të tjera janë përcaktuar koeficientët sipas vjetërsisë për llogaritjen e taksës vjetore të mjeteve të përdorura, duke zëvendësuar përkatësisht dy tabelat që i klasifikonte autmojetet në varësi të llojit të karburantit.

Ndryshon përcaktimi i kapacitetit mbi ato që konsiderohen automjete luksoze që nga 4+1 kalojnë deri në 6+1, si dhe duke ruajtur të pandryshuar parametrat e tjera teknikë siç janë:

a) cilindratën e barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; ose

b) vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5.000.000 lekë.

Mbetet i pandryshuar aplikimi i  taksës së përvitshme të mjeteve luksoze, e cila  është taksë vjetore, për çdo vit kalendarik dhe ka vlefshmëri 365 ditë, pavarësisht nga momenti në të cilën ajo paguhet".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...