×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Lubonja paralajmëron revoltë popullore si në ‘97

Premte, 06 Prill 2018 18:58

 Përfundimi në të cilin ka dalë analisti  Fatos Lubonja është se protesta e kuksianëve për Rrugën e Kombit si dhe akti i mosbindjes civile, i ndërmarë nga opozita, janë shkalla e fundit e cila mund të pasohet dhe nga një revoltë e madhe popullore, ashtu siç ndodhi në vitin 1997.

Ai ka qenë I ftuar në News 24, ku ka folur për rrezikun që egziston për përsëritjen e një tjetër kryengritjeje masive popullore, si në vitin ’97.

“Mosbindja civile është pjesë e demokracisë. Kjo nuk është për të sjellë Bashën në pushtet, por për të shpëtuar fëmijët. Nuk është vetëm Kukësi, por e gjithë Shqipëria dhe duhen protesta sa më të gjëra. Dhuna nuk është e nevojshme nëse njerëzit bashkohen. Kuptimi i kësaj mosbindjes civile është se nuk ka mbetur mjet tjetër për të vepruar. Ata arrestojnë njerëzit për djegien e një kabine. Mosbindja çivie mendoj se është shkalla e fundit përpara një revolte siç ka ndodhur në Tunizi apo siç ndodhi në 1997 në Shqipëri”- tha Fatos Lubonja.

Por nga ana tjetër, Lubonja shprehet se tërheqja e deritanishme e Ramës, ku ai ka kërkuar faljen dhe deklaron se nuk do të ketë taksë derisa të sqarohet fatura që do të paguajnë kuksianët, për analistin është një lëvizje taktike që tregon qartë për frikën që ka kapur kryeministrin. Lubonja argumenton se frika nuk vjen për shkak të opozitës, pasi sipas tij Rama nuk është i rrezikuar prej tyre, por për shkak të tensionit që kanë nxitur protestat qytetare.

Ndërkohë analisti ka thënë se Rama ka “manipuluar” policinë dhe prokurorinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...