Basha dënon vdekjen misterioze të të riut në paraburgim, kërkon hetim të ngjarjes

Premte, 18 May 2018 08:47

Lideri i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen misterioze nga jeta të 27-vjeçarit Enea Ftoi në ambientet e paraburgimit të Korçës.

Basha nëpërmjet një statusi në rrjetin social "Facebook" ka dënuar ngjarjen dhe e ka cilësuar atë si një vrasje makabre dhe krim çnjerëzor. Në emër të gjithë PD-së ka kërkuar hetim të ngjarjes dhe transparencë të plotë për policinë që i shërben krimit dhe që është e lidhur me qeverinë.

“Kjo polici që shërben krimin dhe qeveritaret e lidhur me krimin, i merr shpirtin ne torture te pamundurit. Cdo polic qe nuk zgjedh ligjin dhe uniformen, por krimin, urdherat dhe sherbimin ndaj kapove, do te pergjigjet para ligjit, pa asnje diskutim”, shkruan Basha.

Reagimi i Bashës:

Denoj me force vrasjen makabre brenda komisariatit te policise te 27 vjecarit Enea Ftoi, sot ne Korce. Ky krim cnjerezor eshte shkaktuar nga tortura barbare ndaj te riut rom qe eshte dhe babai i 3 femijeve. Une dhe Partia Demokratike kerkojme hetim te menjehershem dhe transparence te plote, se kush eshte ai, ose ata qe kryen kete krim makaber. Te dalin ne drite emrat e tyre dhe te hetohen e te perballen me ashpersine e ligjit.

Kjo nuk eshte nje ngjarje sporadike. Eshte ne fakt, produkti i nje policie qe eshte vene ne sherbim te shefave qeveritare, te bandave, te kapove, te vellezerve te ministrave e kryeministrit.

Kjo polici qe sherben krimin dhe qeveritaret e lidhur me krimin, i merr shpirtin ne torture te pamundurit. Cdo polic qe nuk zgjedh ligjin dhe uniformen, por krimin, urdherat dhe sherbimin ndaj kapove, do te pergjigjet para ligjit, pa asnje diskutim. /55news.al/

Modifikuar më Premte, 18 May 2018 11:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...