Michael Granof merr "Doctor Honoris Causa": Të mos lejojmë ikjen e të rinjëve

Premte, 18 May 2018 21:37

Me motivacionin, “për kontribut të çmuar në nxitjen dhe zhvillimin  e ekonomisë kulturës dhe arsimit”, Universiteti i Tiranës i akordoi titullin  “Doctor Honoris Causa”, Michael Granof, Kryetar i Bordit të Fondacionit,  Shqiptaro-Amerikan  për Zhvillim.

Teksa ishte mirënjohës për titullin e akorduar, Granof tha se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara e këtë moment e krahasoi me 23 vite më parë, kur kishte vizituar Shqipërinë. Por ai drejtoi një thirrje:

Granof: “Të gjithë ne të veprojmë në kuadrin e sfidave pa trajtë shumë të qartë; si emigrimi e largimi i trurit, dhe korrupsioni sistematik. Sot Shqipëria po përballet me largimin e trurit në formën e ikjes së shumë prej të rinjve të saj të talentuar. Mijëra njerëz votën e tyre po e shprehin përmes largimit, sepse nuk shohin më të ardhme këtu. Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për të krijuar një vizion që do ta ndalojë këtë vërshim dhe që do t’i sjellë përsëri njerëzit në vend. Duhet të japim një arsye për të qenë optimist. Duhet të sigurojmë shpresë”

Granof, si sfidë për Shqipërinë renditi dhe luftën ndaj korrupsionit.

Granof: “Ne do ta kuptojmë që diçka e tillë po ndodh kur emra të njohur të fillojnë të përballen me drejtësinë. Zhvillimi është rrugëtim dhe jo pikëmbërritje dhe këto dy çështje po na pengojnë të gjithëve”

Granof qëndron në Shqipëri prej disa vitesh, ndërsa ka drejtuar forume të nivelit të lartë ekonomik dhe akademik duke ndarë eksperincën e tij në biznes  dhe sipërmarrje.  

Në ceremoninë e dhënjes së titullit “ Doctor Honoris Causa” merrnin pjesë ish presidenti  Bujar Nishani, ambasadori Donald Lu,  kryetari i PD, Lulzim Basha, akademik dhe personalitetet nga fusha e arsimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...