Policia greke kthen ekipin shqiptar në kufi, kryq në pasaportë kapitenit

Premte, 18 May 2018 22:25

Ekipi amator të futbollit “Antigonea” në Gjirokastër nuk është lejuar nga pala greke sot që të kalojë në vendin fqinj. Ata kishin ftesë nga ekipi mik për një ndeshje miqësore, por janë bllokuar, pasi u është kërkuar garanci. Kapitenit të ekipit Aleksandër Serjani i është vendosur kryq në pasaportë, ndërsa në një prononcim për Report Tv ai sqaron debatin me doganierin grek.

Gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin, më mirë t'i themi që tani këto gjëra, që edhe ato që janë pas nesh, apo para nesh të mundohen që këto gjëra të zbuten. Në kaluam mbrëmë në orën 23:00, kemi pasur një ftesë nga Presidenti i klubit të tyre në kategorinë e tretë Skopelos, edhe ne jemi një ekip amator. Ishim gati 10 veta, pasi dy na prisnin në krahun tjetër, fillimisht oficeri grek na tha do të kaloni, pasi njihte dikë nga ne, na uroi fat. Kur na dha pasaportat, unë po kërkoja timen, ai tha urdhëro dhe do të ktheheni pas, pasi u duhet garancia për secilin person. Po shikoja pasaportën, kur shikoj kryq, u habita pse e mora? Vetëm e imja kishte kryq. Kthehem prapë atje dhe i them më sqaro pse e ke vendosur kryq në pasaportën time, më tha e kam bërë unë. I thash kush je ti që e bën këtë në një dokument zyrtar që shkoj në të gjitha vendet e botës edhe pa më thënë gjë, i thash t'i të kesh turp. Aty kishte edhe të tjerë që iu kthyen, nuk na kërkuan gjë tjetër lekë apo.., vetëm që duhet të kishim garanci. I thashë ne dy ditë do të rrimë, i thash duhet garanci nga shefi i hotelit u do të flemë. Ishte një ndeshje për qejf. Më tha keni domosdoshmëri për të mbledhur ullinj? Po kush i thash, unë? Ky që është drejtor banke? Ky që është arkitekt apo ky që është biznesmen? I thash po të duhet ndonjë njëri nga këta? Ai e mori me të qeshur, pala shqiptare na ndihmoi me një oficer, por ata nuk e përfillën fare. Unë kam 20 vite që nuk kam kaluar në Greqi, por të tjerë kishin kaluar më parë.

Modifikuar më Premte, 18 May 2018 22:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...