Zaev shpall emrin “Republic of Ilinden Macedonia”/VIDEO

Saturday, 19 May 2018 18:17

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me liderët e partive politike dhe krerëve shtetëror ka theksuar se opsioni dhe emri i propozuar që mund të jetë kompromis midis dy vendeve është “Republic of Ilinden Macedonia” apo në shqip siç e citoi edhe ai “Republika Ilindenase e Maqedonisë”, informon INA.

“I kam informuar për të gjitha detajet e bisedimet dhe i njoftova se qeveritë e të dyja vendet kanë biseduar për opsion ose zgjidhje që është e pranueshme për të dyja anët”, theksoi Zaev.

Sipas tij, emri i propozuar është Republika na Ilindenska Makedonija” apo në anglisht dhe shqip Republic of Ilinden Macedonia – Republika Ilindenase e Maqedonisë.

Ai tha se ky propozim do të thotë kontinuitet historik i shtetit dhe të ardhmes së ndritur. Me këtë e forcojmë identitetin tonë maqedonas dhe të gjitha etniteteve që jetojnë në Maqedoni”, theksoi Zaev.  Sipas tij, emri i gjuhës do të njihet si “macedonian – maqedonas” dhe ideniteti po ashtu do të jetë i njejtë.

Ai tha se me këtë zgjidhje në qershor vendi do të marrë ftesë në NATO, ndërsa do të hapen dyert edhe në BE, fonde më të shumta për zhvillimin e vendit. (INA)

Modifikuar më Saturday, 19 May 2018 20:01

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...