Janë bërë publikë identitetet e 13 shqiptarëve të arrestuar në Gjermani për trafik droge.
Grupit kriminal iu kapën 1,8 ton kokainë me vlerë tregu mbi 400 milion euro.
Nga hetimet e nisura në Prill 2017 policia Gjermani arriti të zbulojë rrolet e gjithsecilit në këtë trafik kokaine e cila vinte nga Ekuadori e fshehur në kuti bananesh.
E njëjta skemë me atë të kokainës së kapur në kompaninë Arbri Garden të Arbën Çekajt.
Hetimet vijojnë ende edhe pas arrestimit të tyre për të kuptuar kush ishte kupola drejtuese e këtij super operacioni trafiku kokaine. Në të njëjtën kohë hetuesit gjerman i kanë shtrirë hetimet edhe në Shqipëri pasi kanë të dhëna se anëtarët e kësaj strukturë të mirë organizuar në trafikun e kokainës kanë të afërmit e tyre të përfshirë në politikë dhe aktivitete kriminale.
Nga çfarë dihet deri më tani është se droga vinte nga Ekuadori dhe mbërrinte në portet gjermane. Pasi magazinohej anëtarët e grupit shkonin nëpër magazinat e supermarkeve dhe merrnin sasitë e kokainës.
Shqiptarët e arrestuar
1. Orneo Margjeka
2. Emiljan Hysenaj
3. Dashamir Ndoj
4. Dario Lame
5. Ervin Llusha
6. Izmir Lami
7. Dolan Kocani
8. Agim Zeka
9. Marjan Tola
10. Mevlan Beca
11. Granit Bajrami
12. Artan Mehmeti
13. Blerim Cakraj