Të burgosurit shqiptarë në Marasi revoltohen/ Mes tyre edhe Arjan Quku, i dënuar për vrasje

Diel, 20 May 2018 11:07

Gjashtë të burgosur shqiptarë në burgun e Marasit në Itali janë përfshirë në një revoltë.

Njëri prej tyre është Arjan Quku, i dënuar me 24 vjet burg për vrasjen e Roberto Siri.

Ky denoncim është bërë nga Sindikata e policisë Sappi. "Çdo ditë ka një revoltë. Pak ditë më parë, një i ri rumun, i paraburgosur i vuri zjarrin një dysheku dhe më pas një i burgosur maroken, gjatë natës gëlltiti disa bateri.

Incident më i rëndë është ai ku janë përfshirë gjashtë të burgosur shqiptarë, të cilët siç raportohet nga Sappe, kanë hedhur bombola gazi kundër stafit, madje duke përdorur këmbët prej druri të tavolinave të qelive të tyre, kanë kërcënuar policët e burgjeve.

"Është e padiskutueshme, e gjitha kjo nuk është normale. Ka ardhur koha për t’i thënë mjaft dërgimit të të burgosurve problematikë në Marassi. Ne gjithashtu i kemi shkruar Prefektit të Genovës dhe Këshilltarit të Sigurisë të rajonit Liguria, Dr.ssa, Viale, në mënyrë që ata të mund të marrin pjesë gjithashtu në menaxhimin problematik të Marasit ".

Edhe sekretari i përgjithshëm i Sappe, Donato Capece shprehu interesin e tij, shkruan La Stampa.

Policët e këtij burgu do të protestojnë të hënën duke denoncuar shqetësimin dhe do të kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të rivendosur dhe garantuar sigurinë e tyre.

"Është e nevojshme të fillojmë të mendojmë për ndërtimin e burgut të ri të Savonës, i cili është thelbësor për të gjithë Ligurinë”, thotë Sappe.

Gjithashtu një strukturë kompetente në rajonin e Ligurisë është e nevojshme për kujdesin dhe hospitalizimin e të burgosurve me probleme psikiatrike.

Sot, këta të burgosur mbeten ende në qelitë e zakonshme. Askush nuk është i interesuar në këtë aspekt

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...