×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Zanatçinjtë janë, po puna ku është? 180 mijë kursantë vetëm 1 në 14 prej tyre punësohet!

Diel, 20 May 2018 16:44

Papunësia është gangrenë e përhershme e ekonomisë shqiptare dhe mirëqenies në tërësi. Qeveritë ia lënë vendin njëra-tjetrës, e vendosin punësimin si prioritet, flasin për reforma, strategji e rritje ekonomike, dhe në fund situata është po aq gri sa në fillim. Fakt është që vendi ynë vuan papunësi të lartë, dhe plaga bëhet edhe më e thellë kur shifrat tregojnë se më të prekur nga mungesa e një vendi pune janë të rinjtë, të cilët sipas rregullit dhe logjikës duhet të ishin ndoshta dhe të dypunësuar pasi janë forca më me potencial për punë. Qeveria aktuale duket se në 5 vite, fajin për papunësinë e ka kaluar sa në një degë në tjetrën dhe ende nuk ka ndërmarrë një iniciativë konkrete dhe serioze për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi madhor.

Shifrat flasin, dyfish profesionistë

“Punë ka, por nuk ka profesionistë”! Ky ishte slogani me të cilin doli qeveria “Rama” që në krye të herës, në momentin që mori në dorë drejtimin e shtetit. Qe atëherë, punësimi u shpall prioritet dhe me alibinë se papunësia vjen si rrjedhojë e mungesës së një force punëtore të kualifikuar, të orientuar më së shumti drejt diplomave duke lënë pas zanatet, iu dha një rendësi e madhe orientimit të të rinjve drejt këtyre të fundit. Dhe për t’i dhënë edhe më shumë rëndësi, në bordet e shkollave profesionale u vendos nga një përfaqësues biznesi, për t’u siguruar kështu për një lidhje më të mirë midis tregut të punës dhe shkollimit. Dhe fushata mediatike, ripërsëritjet e të njëjtave gjëra gjatë gjithë kohës, duket se kanë dhënë rezultatet e veta, që në vitin e parë dhe në vijim. Shifrat ndër vite të publikuara nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faktojnë, se orientimi i dhënë nga qeveria është ndjekur më së miri. Në Shqipëri janë funksionale 10 qendra publike të formimit profesional. Qendra e Formimit nr 1 dhe nr.4, në Tiranë, qendrat rajonale Shkodër, Korçë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Qendra Lëvizëse. Nga të dhënat zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, që nga viti 1998, vihet re se numri minimal i personave të certifikuar në këto qendra në një vit është, 4793, shifër që  i përket vitit 1999. Ndërsa ndër vite të dhënat janë luhatur me shtesa dhe pakësime, por mesatarisht, nga viti 1998 deri në vitin 2013, numri i personave që u janë drejtuar këtyre qendrave dhe janë trajnuar për të marrë një zanat, ka variuar deri në 8800. Ndërsa nga viti 2014, kur dhe qeveria i dha prioritet arsimit dhe trajnimit profesional, vihet re një rritje e shpejtë e numrit, thuajse dyfishim i personave të certifikuar,  në 13.102 persona , duke qëndruar për 4 vite në nivele të larta. Viti me numrin maksimal të certifikuarve ka qenë 2015-ta, me 17.524 persona, ndërsa gjatë vitit që lamë pas ndoqën kurse 15.711 persona. Në total, që nga viti 1998 janë rreth 180.968 persona që kanë marrë një zanat, prej të cilëve 63.197 kanë ndjekur një kurs vetëm në 4 vitet e fundit. Në këto shifra nuk janë llogaritur zanatçinjtë që nxjerrin çdo vit shkollat profesionale,  në sektorë të ndyshëm, si hoteleri-turizëm, ndërtim, hidraulikë, mekanikë, teknologji informacioni, kuzhinë etj. Shifrat tregojnë që numri i të interesuarve për punë që kanë një zanat, ka qenë në rritje dhe që tregu ka ofertë sa i pëket zantçinjve, ndërkohë që sërish papunësia vijon të mbetet e lartë.

Sa gjejnë punë të trajnuarit?

Nëse numri i atyre që  ndjekin një kurs në qendrat publike të formimit profesional është dyfishuar ndër vite, e njëjta gjë nuk ndodh me punësimin e këtyre personave që marrin një certifikatë trajnimi.  Referuar të dhënave zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nga 180.968 persona që kanë marrë një zanat në total për periudhën 1998-2017, janë punësuar vetëm 9968 prej tyre.  Duke qenë se të dhënat e punësimit i përkasin periudhës pas vitit 2004, po të bëjmë një llogaritje të të trajnuarve dhe punësuarve për periudhën 2004-2017, raporti është 140.121 me 9968 persona: e përkthyer ndryshe në rreth 14 të trajnuar, vetëm 1 punësohet.  Duke analizuar të dhënat zyrtare, vihet re se numri maksimal i personave të punësuar në një vit pas një kursi trajnimi regjistrohet në rreth 1 mijë, që i përket edhe vitit që lamë pas. Konkretisht gjatë vitit 2017, nga 15.711 persona që janë certifikuar nga këto qendra, janë punësuar vetëm 1247 prej tyre. Pra raporti për këtë vit është rreth 12.5 të trajnuar dhe 1 i punësuar. Duke bërë një krahasim ndër vite, nga viti 2004 dhe aktualisht, duket se numri mesatar  i të punësuarve ka qenë rreth 700 persona në vit. Viti që ka pasur numrin më të ulët të të punësuarve pas një kursi trajnimi, ka qenë viti 2013, me vetëm 222 persona, ndërkohë që numri i të trajnuarve ka qenë 8884 persona, e përkthyer në një raport 40 me 1.

http://www.scan-tv.com/wp-content/uploads/2018/05/grafik-300x197.jpg 300w" sizes="(max-width: 613px) 100vw, 613px" style="box-sizing: border-box; max-width: 100%; height: auto; opacity: 1; transition: transform 0.3s ease 0s, opacity 0.3s ease 0s; user-select: auto !important;">

Rriten fondet për punësimin

Edhe gjatë vitit 2018, për të tretin vit radhazi, fondi i vënë në dispozicion nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit për nxitjen e punësimit është në masën e 490 milionë lekëve. Sipas të dhënave zyrtare nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, gjatë viteve 2015-2017 janë punësuar rreth 5 mijë individë në vit,  ndërsa fondet më të ulëta të vëna në dispozicion kanë qenë në vitet 2012-2013, rreth 90 milionë lekë në vit, që kanë rezultuar me 900 punësime. Kjo mbështetje aplikohet për të disatin vit radhazi, me qëllim nxitjen e bizneseve që të krijojnë vende të reja pune. Aplikimi i bizneseve bëhet duke iu drejtuar drejtorive rajonale dhe zyrave vendore të punësimit. Shpërndarja e parave për bizneset përfituese bëhet me këste dhe shkon për 4 paga të paguara nga shteti në masën e pagës minimale dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore për një vit për çdo individ  të punësuar dhe në total përfitojnë rreth 350-400 biznese. Por, megjithëse fondi është rritur 4 vitet e fundit, duket se edhe punësimi i gjeneruar përmes këtij mekanizmi, është sezonal, për aq kohë sa bizneset përfitojnë nga shteti dhe më tej askush nuk mban përgjegjësi për vijimin e kontratës së punës me të punësuarit e rinj. Nga viti 1999 deri në 2018, në total për këtë qëllim janë disbursuar në total rreth 4.8 miliardë lekë për nxitjen e punësimit dhe janë punësuar 61.601persona. Viti më i frytshëm në këtë drejtim ka qenë viti 2000, me një fond prej 550 milionë lekësh dhe 11.733 të punësuar.

http://www.scan-tv.com/wp-content/uploads/2018/05/2-3-300x86.jpg 300w" sizes="(max-width: 658px) 100vw, 658px" style="box-sizing: border-box; max-width: 100%; height: auto; opacity: 1; transition: transform 0.3s ease 0s, opacity 0.3s ease 0s; user-select: auto !important;">

Rikthehen objektivat e qeverisë

Edhe pse punësimi ka qenë prioriteti i kësaj qeverie, mandati i dytë i “Ramës” solli riformatimin e ministrive, duke eliminuar Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe duke e kthyer punësimin në një degë të tretë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Megjithatë, edhe ky vit ka nisur me prioritet punësimin, për t’i bërë vend kështu edhe personave të hequr nga skema e ndihmës ekonomike. Kryeministri Edi Rama në fund të  muajit mars, me alibinë e përhershme se punë ka, por nuk ka forcë të kualifikuar punëtore, ka vendosur si objektiv për zyrat e punësimit  në të gjithë vendin, 25 mijë ndërmjetësime deri në fund të vitit. Ndërkohë që për rreth 10 mijë persona në total që kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike, qeveria i ka orientuar drejt kurseve profesionale, duke u treguar e gatshme për t’i paguar 5500 lekë në muaj për periudhën që zgjat trajnimi, mestarisht nga 3-5 muaj si dhe disa kosto shtesë sa i përket transportit për ata që i kanë qendrat larg vendbanimit. Vetëm për vitin 2018 janë rreth 2800 individë do të përfitojnë pagesë përmes programit  të nxitjes së punësimit nëpërmjet formimit në punë. Mënyra e pagesës është menduar të bëhet përmes dy mekanizmave. E para përmes bizneseve, pra një pjesë e fondit do t’i jepet sipërmarrjes dhe më pas përmes saj do të kalojë tek individi, për ata që zgjedhin të trajnohen nëpër kompani. Për këtë ka hyrë në fuqi edhe vendimi i fundit i qeverisë, që percakton mënyrën sesi bizneset mund të aplikojnë për fonde pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Dhe mënyra e dytë është përmes qendrave të trajnimit profesional, ku pagesa do të shpërndahet nga këto qendra. Aktualisht, janë të regjistruar 83 mijë punëkërkues të papunë në të gjithë vendin, ndërsa papunësia në radhët e të rinjve në grup-moshën 15-29 vjeç, regjistrohet në masën 24.6%.

Biznesi: Shteti s’e njeh tregun e punës

Sipërmarrja gjithnjë ka nevojë për forcë të kualifikuar punëtore për të “kursyer” kështu trajnimet deri në 3-mujore për të punësuarit, në mënyrë që të mësojnë zanatin. Megjithatë me pak vullnet të mirë,  edhe në rastet kur punëkërkuesit nuk kanë kualifikimin e duhur, flasim në rastet e zanateve, sipërmarrja mund të kontribuojë në këtë drejtim. Sipas kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka qeveria nuk disponon të dhëna të sakta se për çfarë ka nevojë biznesi, në mënyrë që të orientojnë arsimin drejt ofertës së tregut.

“Qeveria nuk di strukturën e sipërmarrjes, nuk e ka të qartë kush janë sektorët që ofrojnë punësim dhe çfarë kërkojnë, dhe në këtë mënyrë nuk di të orientojë punësimin dhe trajnimin.”, shprehet Jaka. Sipas tij, duhet bërë një studim i thelluar, për të listuar të gjitha sipërmarrjet në vend, tipologjinë e tyre dhe për çfarë profesionesh kanë nevojë. Për Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, qeveria duhet të rishohë politikat sa i përket arsimit profesional, në mënyrë që të ndikojë në uljen e papunësisë. “Të rishikohen politikat sa i përket shkollave të aftësimit profesional. Po flasim shumë për aftësinë profesionale, për shkollat lidhur me këtë sistem, por këto shkolla nuk mund të funksionojnë për sa kohë janë të shkëputura nga kërkesat e vetë sipërmarrjes dhe përsa kohë marrin atë tendencën që rinia kërkon, gjërat më të thjeshta siç janë degë të cilat nuk kanë lidhje me kërkesat e tregut. Pra, ne duhet të fokusohemi tek kërkesat e tregut, tek kërkesat e vetë sipërmarrjes të cilët praktikisht mbulojnë gjithë tregun në këtë moment pasi administrata publike është e ezauruar në vende pune dhe mbetet vetëm sipërmarrja ajo që i ofron dhe sipërmarrja ka nevojë për profesione të caktuara dhe cilësi”, shprehet Ines Muçostepa, Kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë. Por nga ana tjetër sugjerohet dhe një monitorim.

“Ne duhet të monitorojmë nga njëra anë kërkesën e sipërmarrjes dhe nga ana tjetër cilësinë e këtyre shkollave dhe miksimi i të dyja interesave do të ishte maksimalja, gjë që ndodh në vendet e rajonit dhe europiane. Shumë shpesh janë pikërisht dhomat e tregtisë ato që krijojnë urën lidhëse mes kërkesave të sipërmarrjes dhe kurseve të ndryshme profesionale. Mund të ishte dhe kjo një politikë që mund të ndiqej këtu. Ndërkohë që vlen të rishikohet edhe kuadri ligjor”, thekson Muçostepa.

Strategji e re punësimi

Duke pranuar se politikat e punësimit kanë dështuar, qeveria ka vënë në lëvizje një grup deputetësh të parlamentit, me në krye deputetin socialist Anastas Angjeli, të cilët kanë marrë iniciativën për hartimin e një strategjie të re punësimi 2018-2022. Strategjia parashikon një qasje të re të papunësisë, duke u fokusuar në disa drejtime për hapjen e vendeve të reja të punës nëpërmjet instrumenteve të politikave të zhvillimit dhe instrumentit financiar të mbështetjes së punëkërkuesve.  “Në fokus është punësimi i të rinjve, që është problem për vendin tonë. Sot teknologjia po ecën me hapa të shpejtë dhe duhen orientuar të rinjtë drejt teknologjive të reja”,  është shprehur Angjeli. Një fokus të veçantë do të ketë analiza se sa shpenzohet për një vend pune aktualisht, duke tentuar mbledhjen e të gjitha fondeve që jepen në këtë sektor në një mekanizëm të vetëm dhe shpërndarjen aty ku është e nevojshme. “Do të bëjmë një analizë të kostove-përfitim. Pra, sa lekë kushton një vend pune në Shqipëri. Gjithashtu, do të propozojmë një ristrukturim të institucioneve për punësimin, me qëllim që të ulet diferenca mes rritjes ekonomike dhe punësimit”, ka theksuar deputeti Angjeli. Ndërsa pjesa tjetër ka të bëjë me shfrytëzimin e kulturës në punësim, në atë që quhet “smart“ punësim. Sipas Angjelit, vetë biznesi duhet të përfshihet më shumë në çështje që kanë të bëjnë me punësimin dhe edukimin në punësim.  Një pikë tjetër e strategjisë e cila është përmbledhur në një draft prej 60 faqesh, parashikon decentralizim të zyrave të punës, duke i kaluar ato në kompetencat e bashkive, pasi konsiderohen si njohëse me të mira të problematikave të punësimit në territoret e tyre. Sa i përket arsimit profesional, strategjia parashikon shkrirjen e shkollave të mesme profesionale dhe konvertimin në kolegje dy- vjeçare profesionale, ku të rinjtë të marrin informacione më të përgjithshshme. Në pikëpyetje në strategji është edhe nëse duhen apo jo të vazhdojë funksionimi i qendrave të formimit profesional. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se niveli i papunësisë për vitin 2017 shënoi 13.7 % nga 15.3% që ishte një vit më parë./scan

Modifikuar më Diel, 20 May 2018 16:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...