Pas 14 tërmeteve / Sizmologët japin alarmin, çfarë pritet të ndodhë

Diel, 20 May 2018 17:37

14 tërmete me magnitudë nga 2.3 deri në 4.5 ballë tronditën gjatë natës së kaluar jugun e Shqipërisë, ndërsa epiqendra ishte në qytetin e Vlorës, 14 km nga Orikumi me një thellësi prej 2 kilometër.

Lëkundje përveç Vlorës ka pasur edhe në disa qytete të tjera, si Gjirokastra, Tepelena, Korça dhe Përmeti.

Nga lëkundjet nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Në një lidhje telefonike për Report Tv, sizmologu Rrapo Ormeni është shprehur se pritet që të ketë lëkundje të tjera, por me magnitudë të vogël.

Si paraqitet situata dhe a pritet që të ketë lëkundje të tjerë?

Seria e goditjeve, që kanë filluar në datë 14 maj, shoqëruar deri dje, që ka rënë me magnitudë 4.6 ballë në orën 20:14, epiqendra është në Dhërmi, në kufi me Tepelenën. Intensiteti ka qenë 6 ballë dje, është frikësues, është ndier edhe në Tepelenë 5 ballë, por edhe në Vlorë 4 ballë. Është shoqëruar edhe me një seri tjetër, magnituda ka qenë 3.2, pra ka ardhur në rënie. Intensiteti i tyre është në rënie.

Vetëm jugu është i rrezikuar, apo edhe zona të tjera?

Kur ndodh një tërmet ka prishje të ekuilibrit dhe derisa të vendoset, të çlirohet energji, do të kemi rënie të tërmeteve, vazhdim të lëkundjeve në këtë zonë në Jug-Perëndim, ku historikisht ka tërmete. Nga ecuria e lëkundjeve, themi se intensiteti është në zvogëlim.

Modifikuar më Diel, 20 May 2018 17:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...