Është marrë vendimi i gjykatës për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Skraapr. Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë 'arrest me burg' për 58-vjeçarin Fatmir Cenaj, i cili akuzohet për vrasje. Ai është i akuzuari kryesor për vrasjen e e ish-kryetarit të fshatit Rehovë të Poliçanit, Jonuz Banaj, 57 vjeç.
Ngjarja
Mëngjesin e 3 prillit, policia ka bërë të mundur arrestimin e Fatmir Cenaj, 58 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Poliçan. Ky shtetas, sipas policisë, ka qëlluar më armë zjarri ish-kryetarin e fshatit, Jonuz Banaj, banues në Rehovë, Poliçan. Ish-kryetari i fshatit ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë si pasojë e plagëve të marra. Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56. Megjithëse i plagosuri u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar, ai nuk i mbijetoi plagëve të marra. Autori ngjarjes ka deklaruar në polici se ai ishte në mal me bagëti kur është konfliktuar me viktimën, autori është shprehur se prona e cila u bë dhe shkaku i sherrit mes tyre, ishte e tij dhe e kishte me letra. Autori ka sqaruar se pasi janë konfliktuar me fjalë, ai ka është larguar për në shtëpi, ku ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi viktimën. Viktima Jonuz Banaj ka marrë një plumb në qafë.